web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sterilizimi/ Beqaj prej 8 orësh në SPAK, zbulohen detaje

2024-01-09 17:11:00, Aktualitet CNA
Sterilizimi/ Beqaj prej 8 orësh në SPAK, zbulohen detaje
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndodhet prej më shumë se 8 orësh në SPAK.

Beqaj ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00 të mëngjesit dhe ende po jep dëshmitë e tij para prokurorëve për koncesionin e sterilizimit.

Gazetarja Anila Hoxha zbulon deatjet duke treguar se po pyetet në cilësinë e personit ndaj të cilit po kryhen hetime për dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se më herët SPAK i ka ndaluar Beqajt të dalë jashtë vendir si dhe i ka caktuar masën e sigurisë detyrim me paraqitje.

Po ashtu Gjykata e Posaçme ka kërkuar hetim pasuror, madje ka lëshuar indicie se provat e dhëna nga SPAK çojnë në dyshimet se ish-ministri i Shëndetësisë mund të ketë falsifikuar dokumentet dhe ekziston mundësia që të ketë kryer edhe korrupsion.

Pak ditë më parë oficerët ushtruan dhe kontrolle në banesën e tij.Kujtojmë se për koncesionin e sterilizimit janë vënë në pranga zyrtarë, mes tyre edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj si dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. / CNA





Lajmet e fundit nga