web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK me godinë të re/ Dumani: Kemi nevojë për mobilim

2023-10-18 13:37:00, Aktualitet CNA

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në Komisionin Kombëtar të Integrimit Europian u shpreh se SPAK tashmë është me një godinë të re. Ai sqaroi se kanë përfunduar procedurat për marrjen e godinës së re, si nevojë e një hapësire më të gjerë për prokurorët që bëjnë hetime.

Dumani theksoi se tani SPAK ka nevojë për ndihmë financiare sa i përket mobilit të zyrtave. 

"Ka përfunduar edhe procedura e marrjes së godinës së re, e keni dëgjuar edhe nga goja ime që jemi në vëshitrësi sa i takon ambienteve të punës, hapësira është shumë e limituar. Së fundmi kemi marrë në përdorim një godinë të re për nevojat e SPAK. E kemi marrë godinën por kemi nevojë për ta mobiluar, për ndarjet e brendshme. Kemi nevojë për të bërë zyra sipas nevojave tona, që lidhen vetëm me hetimin. Kemi skuadra të përbashkëta hetimore me shumë vende europiane, SHBA-në, sunojmë bashkëpunime edhe me vendet nordike", u shpreh Dumani./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga