
Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën vënien nën sekuestro të rreth 1 milion euro pasuri, në prona të paluajtshme, të cilat i përkisnin ish drejtorit të Forcës operacionale Oltion Bistri, i arrestuar në muajin korrik, në kuadër të hetimeve ndaj disa grupeve kriminale në vend.
Emri i tij u zbulua falë deshifrimit nga ana e autoriteteve të drejtësisë belge dhe hollandeze, të komunikimeve të realizuara përmes shërbimit të koduar Sky EncroChat, të cilat iu dorëzuan Prokurorisë së Posaçme.
Në njoftimin zyrtar, prokuroria bëri të ditur se “nga hetimet e kryera dhe provat e administruara është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuariOltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme”.
Bëhet fjalë për të paktën tre apartamente në Tiranë, me një sipërfaqe totale mbi 900 metra katrorë, më nje vlerë të përllogaritur në mbi 450 mijë euro, si dhe dy dyqane, po në kryeqytet, me një sipërfaqe totale prej 220 metrash katrorë, vlera e të cilave shkon në mbi 530 mijë euro.
Ish oficeri i lartë i policisë, Bistri ka një eksperiencë të gjatë në polici, ku ka mbajtur disa poste me rëndësi. Forcat operacionale të cilat ai drejtoi deri pak ditë përpara arrestimit janë ndër strukturat më të rëndësishme të cilat kryejnë mes të tjerash dhe përgjime ambientale për llogari të prokurorisë. Bistri dyshohet se u ka ofruar elementëve kriminalë, informacione të cilat ai i siguronte për shkak të detyrës.
Gjatë operacionit që çoi në arrestimin e tij, në pranga përfundoi dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish punonjës policie, emra të njohur të botës së krimit si dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ky i fundit dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje.
Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende./VOA
Kryeministri Edi Rama, në një takim me përfaqësuesit e...
Hackers have attacked the website of the Institute of Stat...
Today, the Laws Committee discussed the consideration of t...
The hearing for former prime minister Sali Berisha has bee...
Ditën e sotme në orën 10:30 para Gjykiatës Kushtetuese do ...
The Socialist Party has taken a step back by admitting...
Ditën e sotme policia ka bërë dije përmes një njoftimi që ...
A court session is expected to take place today in the cas...
Judge Mariana Shegani Dedi has returned to her duties....
KPK confirms prosecutor Gentian Habazaj in office The Ind...
This Thursday we are introducing you to some of the main p...
In a long article published today, Lorenc Vangjeli uses hi...
Journalist Çim Peka made a post on social networks, wh...
The Financial Intelligence Agency is the institution t...
Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj, ka dhënë një intervi...
The Minister of Education and Sports, Ogerta Manastirl...
Spitali Amerikan ka reaguar pas denoncimit në media për hu...
On Thursday evening, former Deputy Prime Minister Arbe...
Today in the Court of Appeal, a hearing was held against t...
Journalist Mirela Milori has joined the "Euronews Alba...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As a result of the investigative and procedural actions ca...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Thirty-five people were killed and 30 others were injured ...
US President Donald Trump has announced that he will seek ...
Almost half of people living in France, Germany, Italy and...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...