web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SKANDALOZE/ 6 javë pas rënies së zjarrit, Urgjenca e QSUT-së jashtë funksionit

2024-03-20 16:38:00, Aktualitet CNA
SKANDALOZE/  6 javë pas rënies së zjarrit, Urgjenca e
Urgjenca e QSUT-së

Pas zjarrit që përfshiu Urgjencën e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" më 11 shkurt, situata në këtë godinë mbetet kaotike. Pas 6 javësh, ende asnjë zgjidhje nga autoritetet për qytetarët që shkojnë për të marrë ndihmën e shpejtë në këtë spital. 

Mësohet se nuk funksionon urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT dhe ajo e Kardiologjisë. 

Një papërgjegjeshmëri totale nga ana e autoriteteve, të cilat edhe pas 6 javësh nga rënia e zjarrit, nuk kanë marrë masat për ta kthyer funksionale këtë godinë, pra në shërbim të pacientëve. 

Situata është skandaloze, pasi rastet e urgjencës dërgohen tek spitali i Traumës dhe Sanatoriumi. Një mbingarkesë kjo për spitalin e Traumës dhe Sanatoriumin.

Në lidhje me zjarrin, pati edhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës, e cila regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr". 

Por ky procedim penal u regjistrua pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore./ CNA

 





Lajmet e fundit nga