web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria në Europë/ Yuri Kim flet për sfidat e grave: Po përballemi me një situtatë kritike

2023-03-08 10:52:00, Aktualitet CNA

Siguria në Europë/ Yuri Kim flet për sfidat e grave: Po

Ambasadorja Yuri Kim, gjatë një bashkëbisedimi me gratë dhe vajzat që shërbejnë tek Forcat e Armatosura , ka folur rreth sfidave dhe situatës kritike për shkak të luftës në Ukrainë.

Diplomatja amerikane, tha se aktualisht Rusia po përpiqet të rishkruajë historinë në versionet e veta, por kjo gjë nuk do të ndodhë për aq kohë sa vendi ynë dhe shtete të tjera si ne dikohen nga vendet e mëdha për rrugën e lirë e demokratike.

Siguria në Evropë nuk është vetëm tek gratë, i përfshin por nuk është vetëm për ato. Ne duam të jetojmë në një botë ku shtetet më të mëdha mund t’i diktojnë rrugën e duhur shteteve  të vogla.

A duam të jetojmë në një botë që të privohet liria e njeriut? S’është bota që unë dua të jetoj, por as ju. Po përballemi me një situatë kritike, me atë që po ndodh në Evropë. Ka një vit që Rusia ka sulmuar Ukrainën.

Se di nëse e patë Lavrovin në Indi dhe teksa po fliste në një panel guxoi të thoshte se Rusia ka pasur vështirësi për t’u përballur me kërcënimet e luftës me Ukrainën. Këta po përpiqen ta rishkruajnë historinë.

S’është bota që ne duam të jetojmë. Pra cila është zgjidhja? Për ne, Shtetet e bashkuara të Amerikës ne duam të bashkëpunojmë me vendet që janë si ne, të lirë, demokratik dhe me prosperitet. Jemi krenar që ju kemi ju shqiptarët aleat në NATO, në Këshillin e Evropës.

Dhe duam t’ju citoj heroin tuaj kombëtar, Skënderbeun. ‘Bashkimi bën fuqinë’”,  tha Kim.





Lajmet e fundit nga