web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria nën ujë/ Rama: Nuk e kuptoj pse nuk më fajësojnë edhe për reshjet në Itali e me radhë

2026-01-07 10:05:00, Aktualitet CNA

Shqipëria nën ujë/ Rama: Nuk e kuptoj pse nuk më

Për shkak të reshjeve intensive është përmbytur një pjesë e madhe e territorit të vendit, ku kemi banesa nën ujë, banorë të evakkuar dhe zona që ndodhen në rrezik nga përmbytjet. Një nga qytetet më të prekura ku gjendja është alarmante është Durrësi.

Me qindra banesa të përmbytura dhe qindra banorë të evakuuar, Durrësi prej dy ditësh ndodhet nën ujë.

Për këtë ka patur shumë akuza ndaj qeverisë dhe Bashkisë së Durrësit, ku kryeministri Edi Rama ka vendosur tu përgjigjet sot kritikëve përmes një statusi në platformën “X”.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga