web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The decline of livestock puts traditional producers in Albania in difficulties

2022-07-16 20:14:00, Aktualitet CNA
The decline of livestock puts traditional producers in Albania in difficulties
Illustrative photo

The decrease in the number of heads in livestock is putting several hundred small traditional producers of dairy by-products in difficulties in Albania.

Producers say they are struggling to cope with rising costs and preserve old milk processing skills.

According to them, the departure of young people from many rural areas poses a risk for the near future of livestock and agriculture.

Libohova, një qytezë e vogël në Jug të Shqipërisë, njihet për përpunimin e qumështit falë kullotave natyrore ku mbarështohen bagëtitë e imta. Zonat kodrinore-malore ruajnë bimësi që i jep qumështit dhe nën produkteve aromën dhe shijen e veçantë, thotë studiuesi libohovit Besnik Ismailati.

“Djathi i deles së prodhuar në zonën e Libohovës është me cilësi të vecanta sepse qumështi merret nga kullotat polifite të zoëns. Këto kullota janë verore dhe dimërore dhe në përmajtjen e tyre kanë bimë graminore dhe lekuminoze që i japin qumështit cilësi të rralla krahasur me zonat e tjera. Po të shikosh djathin që prodhohet në zonat kodrinore malore të Libohovës në këtë stinë ka aromën e trëndelinës që gjendet tani në kullota”, thotë ai.

Poshtë këmbëve të qytezës një njësi e përpunimit të qumështit që gjatë viteve të regjimit ishte krijuar për të furnizuar udhëheqjen komuniste të Shqipërisë është transformuar nga familja Mahmutaj me pajisje moderne ku prodhohen sidomos disa lloje djathi.

Fredi Mahmutaj me një përvojë rreth 35vjeçare drejton këtë sipërmarrje mes sfidash që kohët e fundit janë bërë edhe më të vështira.

“Problem më i madh është sigurimi i lëndës së parë, qumështit. Po shkon drejt falimentimit , mund të themi, pasi mosha e re nuk merren asnjë me bagëti. Blektorët që më furnizojnë me qumësht janë pothuajse të gjithë mosha ime. Ja të punojnë dhe 10 vite dhe do dalin në pension kush do merret me këtë punë”, thotë ai.

Zoti Mahmutaj thotë më tej se përpiqet të grumbullojë qumësht nga gjithë zona e Gjirokastrës mbi bazë të përvojës familjare, por rritja e çmimit të karburantit i ka rritur kostot.

“Djegien e kemi me gaz, për grumbullimin e qumështit harxhojmë naftë. Gazi u rrit , nafta u rrit plus të gjitha kulturat bujqësore që ushqehet bagëtia për prodhimin e bulmetit të gjitha u rritën. Nga kjo rritje detyrimisht do rritet edhe çmimi i djathit por duke u rritur çmimi bie fuqia blerëse".

Mospërfshirja e të rinjve e rrezikon këtë sektor në të ardhmen e afërt thotë zoti Mahmutaj dhe shteti duhet të afrojë mbështetje.

"Shteti duhet të bëjë një punë që mos ta zërë gjumi natën dhe ditën që ky biznes të ecë. Ne jemi një shtet i vogël nuk jemi në gjendje të ndërtojmë avione, tanke apo trena por bujqësinë dhe blektorinë shteti duhet ta ketë primare. Në asnjë vend të botës nuk taksohet qumështi që në blerje 20%".

Zoti Mahmutaj thotë se krahas sigurimit të lëndës së parë edhe ruajtja e mjeshtërisë tradicionale të përpunimit të qumështit është mjaft e rëndësishme.

“Një dorë lan tjetrën, të dyja duart themi ne, lajnë fytyrën, kemi një shprehje të vjetër ne. Kështu lënda e parë dhe mjeshtëria bëhen të dyja bashkë që të dalë produkti i mirë”.

Mjeshtri i djathit thotë se do përpiqet ta trasmetojë përvojën që ka marrë nga të parët tek pasardhësit e tij .

“Katër breza merren me këtë mjeshtëri të përpunimit të qumështit. Brezi i parë është babai im që e nisi në vitet 60-të dhe nga unë e mora zanatin. Unë jam brezi i dytë, djali është brezi i tretë dhe nipi që punon me ne tani është brezi i katërt. Unë do mundohem dhe këtyre do t`ua lë amanet që të transmetohet dhe në breza të tjerë, sepse është një nga zanatet më të bukura, por dhe më të vështira.”

Në një restorant tradicional në Libohovë Sedat Ismailati, një kuzhinier i njohur thotë se djathi është pjesë e rëndësishme e menusë së tij sidomos për turistët.

"Djathi i Libohovës është origjinal, nga një kullotë e larmishme me lule dhe bimë trëndelinë dhe pëlqehet jashtë mase nga turistët, si djathi fetë i bardhë dhe djathi kaçkavall. Këto prodhime origjinale tradicionale janë një mbështetje e fuqishme për turizmin shqiptar dhe duhet bërë kujdes i madh që të ruhen.”

Treguesit e blegtorisë në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare u përkeqësuan gjatë vitit 2021 duke dëshmuar për rënie të numrit të krerëve të gjedhëve dhe bagëtive të imta me pasoja për prodhimin e qumështit dhe të mishit.

Sipas raporti vjetor të Institutit të Statitikave për blegtorinë, në vitin 2021 numri i bagëtive të imta është rreth 80 mijë më pak, krahasuar me vitin 2020.

Sipas të dhënave zyrtare edhe prodhimi i qumështit u ul me rreth 39 mijë tonë në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 .

According to official sources, Albania recently increased milk imports, especially from Serbia. During 2021, dairy imports from this country increased by 251% compared to 2020./voa

 





Lajmet e fundit nga