web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria i shkon në derë Salillarit/ Puthja e Ramës nuk e shpëton nga vendimi per konfiskimin e kateve pa leje

2022-09-09 13:45:00, Aktualitet CNA

Qeveria i shkon në derë Salillarit/ Puthja e Ramës nuk e

Aksioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ka vijuar edhe sot.

Farka duket se është në shënjestër për ndërtime pa leje.

Ministri i Brendshëm  Bledi Çuçi bashkë me drejtoreshën e IMT-së, Dallëndyshe Bici kanë zbritur sot në terren tek pallati me kate pa leje i biznesmenit, Pëllumb Salillari.

Ministri i Brendshëm i ka vënë dy opsione në dispozicion të Salillarit deri në sekuestrimin e plotë nga shtetit, cili më pas do ta përdoret për interesa publike.

‘Në zbatim të vendimit të qeverisë, këtij subjekti do ti vihen dy opsione në dispozicion. E para është të parablejë hapësirën e shtesës së lejes me çmimin e tregut të indeskuar dhe paratë do shkojnë në dispozicion të Agjencisë së Shpronësimeve. Opsioni i dytë është të dhurojë shtesat e katit dhe në këtë rast shkojnë në favor të entit të Banesave për të akomoduar entin social dhe nëse nuk zgjedh asnjë nga këto opsione do konfiskohet për interes publik. Nëse zgjedh opsionet para menjëherë fillon procedura e legalizimit dhe i gjithë objekti shkon për t’u legalizuar. Dhe shpëton nga ndjekja penale"- tha Çuçi.

Salillari gjithnjë është lakuar si i përkëdheluri i Qeverisë, sidomos pas fotos, ku kryeministri Edi Rama shfaqet duke e puthur në kokë./CNA.al





12:36 TODAY

Paketa

Në vijim të fjalës së saj në konferencën për shtyp, depute...

Lajmet e fundit nga