web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teachers' protest/ DP call for support

2022-10-30 13:35:00, Aktualitet CNA

Teachers' protest/ DP call for support

The Department of Higher Education in DP supports and stands in solidarity with the University Movement.

The Head of the Department, Lili Sula, has called to support the teachers' protest.

"For several weeks, lecturers, academic staff, academic and administrative assistants. protest: for university autonomy, for academic freedom, for support of scientific research. The teachers protest - the head of the government tells them that he will vet them and check their assets. We join the national protest which will be held tomorrow at 11.00 in the Central Corps of the Polytechnic University of Tirana", she said.

Deklaratë  e Drejtueses se Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Inovacionit, Lili Sula.

Përshëndetje, të nderuar qytetarë!

Qeveria po bën gjithçka që të mbjellë krizën e saj agresive e korruptive kudo.

Një krizë e thellë dhe  e pashembullt ka zënë rrënjë edhe në themel të institucioneve tona arsimore.

Prej disa javësh pedagogët, stafet akademike, ndihmës akademike e administrative. protestojnë: për autonomi universitare, për liri akademike, për mbështetje të kërkimit shkencor.

Pedagogët protestojnë- kreu i qeverisë u thotë se do t'u bëjë vetting e do t'u kontrollojë pasurinë.

Protesta vazhdon- kreu i qeverisë ne vend që të kërkoje ndjesë, u bën presion stafeve të universiteteve rajonale dhe është gati t'i kthejë në filiale, në rastin më të mirë, e po i kërcënon se do t'u vërë kyçin në portat e dijes, meqë po mbështesin protestën. Protesta vazhdon, e mbështetet nga studentët- kreu i qeverisë sajon situata surreale, për të mbajtur tre vjet në sirtarin e tij diplomat e studentëve të mjekësisë, e kjo nuk do të thotë të mbash të diplomuarit këtu.

Me këto ritme, nuk do jetë larg dita kur , ashtu edhe siç po ndodh prej vitesh në fakultete të tjera edhe në Fakultetin e Mjekësisë të mos regjistrohen më studentë.

Por me sa duket ky nuk është shqetësimi i kreut të qeverisë që i ka duart e zëna në instalacionin prej druri në shifrën marramendëse 4.4 milion euro në oborrin e kryeministrisë dhe këmbët nuk i zënë dhe, duke fluturuar 127 herë me charter me shifrën marramendëse 19 milionë euro.

Ndaj nuk ulet të dëgjojë e të kuptojë pedagogët, kërkesat e të cilëve bazohen dhe në rekomandimet e BE për arsimin e lartë: Të kuptojë se mbështetja për kërkim shkencor është domosdoshmëri, të kuptojë se p.sh. për të marrë pjesë në një konferencë pedagogu duhet të mbështesë veten në fazën kërkimore dhe të përgatitjes së punimit, si dhe për taksën e veprimtarisë edhe për udhëtimin e akomodimin, po kështu edhe për të botuar në revista të indeksuara, si dhe për krijuar bibliotekën profesionale që është mjeti i parë i  punës së çdo pedagogu.

Sikur stafet universitare të mbështeteshin për këto domosdoshmëri, sigurisht, që kontributi i tij nuk do të shkonte në këtë eksod akademik e studentor, që s`ka paralele në histori, as në mbylljen e shumë degëve të studimeve universitare në Elbasan, Shkodër,  Vlorë, Gjirokastër, Korçë etj, mes të cilave, mjaft  degë të albanologjisë, që përkufizojnë identitetin tonë kombëtar, për të cilat nuk tregohet kurrfarë interesimi, as në kufizimin e funksioneve thelbësore të universiteteve të cilave prej shumë vitesh iu ndalua cikli i studimeve doktorale, as në mohimin e të drejtës së stafeve akademike për të futur tituj shkencorë, të cilët janë ndaluar arbitrarisht më vendim të këshillit të ministrave.

Sikur kreu i qeverisë t`i dëgjonte stafet universitare, padyshim që nuk do të vinim në këtë krizë të thellë ekonomike e në rritjen e kostove të përballimit të studimeve, nga ana e studentëve - (të cilët në Kosovë po subvencionohen me nga 100 euro secili dhe në Europë 2-5 herë më shumë), as në nëpërkëmbjen e figurës së pedagogut nga ministria e arsimit e cila, po të kryente detyrën e të zbatonte ligjin e indeksimit të pagave, rritja do të ishte disa herë më shumë se shifra qesharake.

Sikur kreu i qeverisë t`i dëgjonte stafet universitare, nuk do të vinim as në rënien e shpejtë të numrit të studentëve që regjistrohen në vit të parë në degët e shpallura prioritare, por do të ishin në një dialog të hapur e produktiv në përmbushje të të gjitha kërkesave të stafeve universitare, të cilat janë minimale dhe tërësisht të realizueshme.

Departamenti i Arsimit të Lartë pranë Partisë Demokratike, mbështet Lëvizjen universitare që synon rritjen e cilësisë së mësimdhënies, që shkon drejtpërdrejt në dobi të studentëve e, njëherësh, reformimin e modernizimin e jetës së brendshme të universiteteve, hartimin e zbatimin e strategjive politike, ekonomike, sociale e të tjerave aspekteve fondamentale në jetën e vendit që janë bllokuar qysh ne vitin 2015 me miratimin e Ligjit 80 i cili - siç është shprehur prej vitesh nga specialistët - centralizon dhe burokratizon funksionimin e  institucioneve të arsimit të lartë.

A university in crisis is a direct and indisputable indicator of a state in crisis, and the consequences of this situation will be extremely quick and severe, so we call on all university staff, lecturers and students, academic and administrative support staff in all over the country, that tomorrow, October 31, at 11:00 a.m., we will all be together in the national protest at the Central Corps of the Polytechnic University of Tirana to insistently ask the government to engage seriously in meeting the demands of the university movement, part most elite of our society.





Lajmet e fundit nga