Alienation of properties on the coast of Lezha/ Only Fran Frrokaj is in the cell, the others disappear
The Court of Appeal in Shkodër sentenced the former democr...

59 mijë e 889 metra katrorë tokë u sekuestruan nga Prokuroria e Vlorës, përgjatë bregdetit në jug, pasi dyshohet se janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.
Pronat për të cilat u vendos “Sekuestro Preventive” ndodhen në plazhin e Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës, ndërkohë që vlera e tyre shkon në shifrën e 8 milionë euro.
Për tjetërsimin përmes falsifikimit të zonave më të lakmuara në bregdetin e jugut, u lëshuan 24 urdhër arreste nga të cilat u ekzekutan 6 masa sigurie “arrest me burg”, 8 masa “arrest shtëpie” dhe 8 masa “detyrim paraqitjeje”.
Dy të tjerë shpallën në kërkim.
Mes të akuzuarve është dhe ish-kreu i qarkut Vlorë, Anesti Dhimojani si dhe ish-funksionarë të tjerë publikë.
Në kohën kur ishte kreu i Këshillit të Qarkut, Anesti Dhimojani i ka dhënë vetes 12 mijë m2 tokë, që kushton përafërsisht 1.5 milion euro.
Nga hetimet e nisura kryesisht nga prokurori Arjan Xhaferraj, rezultoi se punonjësit e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në bashkëpunim me të akuzuarit e tjerë gjatë vitit 2020 e në vijim kanë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumenta origjinale si:
Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi,
Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim,
Formularët nr.6 por dhe shumë të tjerë dhe më pas i kanë falsifikuar ato duke hequr nga dosjet dokumentet origjinalë.
Dokumentet e falsifikuara më pas janë futur sërish në arkivë dhe më pas janë tërhequr e depozituar pranë Kadastrës për të marrë certifikata pronësie, pa dijeninë e pronarëve të vërtetë.
I gjithë dokumentacioni për pronat në plazhin e Himarës dhe Dhërmiut ishte falsifikuar, pasi mbi to ka pasur ndërhyrje të dukshme si: korrigjime, fshirje të titujve të pronësisë por dhe mospërputhje të hapësirave të parcelave.
Kjo është faktuar edhe nga ekspertiza e Institutit të Policisë Shkencore në Tiranë.
Ish-zyrtarët e akuzuar kanë shtuar jashtë rubrikave dhe numrave rendorë persona të cilët janë trajtuar si pronar. Për të gjitha këto, ekspertiza shkencore ka përcaktuar falsifikimin e shkrimit.
REVIEW ka mësuar se pas regjistrimit në format e mësipërme, të akuzuarit kanë kryer transaksione bankare dhe pikërisht për to, ndërkohë Prokuroria ka filluar hetimin pasuror për shitësit e këtyre pronave por edhe për blerësit (kujt i ka shkuar dhe kush i ka blerë këto prona).
Prokuroria e Vlorës ka marrë nën hetim dhe pronarë të ligjshëm të këtyre zonave, pasi dyshohet se ata kanë marrë përsipër shtimin e metrave katrorë të pronave të tyre, duke bashkëpunuar me të akuzuarit.
Sipas ligjit, Juristët, specialistët pranë Këshillit të Qarkut duhet të kishin referuar në Prokurori ndërhyrjet evidente në regjistra, por asnjëherë nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Një vit më parë në pranga për këtë çështje përfunduan, ish-drejtori i drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bardhi Gjika, dhe specialisti i këtij institucioni Kreshnik Mino.
Hetimet nisën pas grabitjes së një dosjeje pronash në këtë institucion, ku dhe u zbulua më pas skandali.
Skandali me tjetërsimin e pronave në Vlorë është një prej dosjeve voluminoze e hetuar nga Prokuroria dhe me të pandehur disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë. REVIEW ka mësuar se vetëm prokurori Arjan Xhaferraj ka në dorë 15 dosje nën hetim për abuzimin dhe tjetërsimin e pronave në bregdet.

The Court of Appeal in Shkodër sentenced the former democr...
Një nga të dëmtuarit që ka zbuluar Prokuroria e Vlorës në ...
Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar televizionin “Top...
Hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të...
Gazetari Artan Hoxha ka shkuar së fundmi në Dubai, pas...
The deputy of the Democratic Party, Jorida Tabaku, has...
Deputy Edmond Spaho reacted after the journalist Elvi ...
Euronews Albania journalist Ilnisa Agolli has been honor...
Lawyer Saimir Vishaj "has given an unpassable grade" t...
A sad event happened today in district No. 1 in Ksamil. Te...
Although the electoral campaign has not officially started...
Prime Minister Edi Rama, during the meeting with citiz...
Analyst Kreshnik Spahiu has revealed three reasons why...
The head of the PD branch in Librazhd, Bujar Vreto, ha...
45 kilograms of marijuana were seized by the Greek police,...
The 36-year-old was arrested and imprisoned for illegally ...
As Prime Minister Edi Rama uses an offensive language ...
Deputy Erisa Xixho delivered her speech at the National Co...
Prime Minister Edi Rama, during a meeting in Dibër, sh...
The Freedom Party has started the voting process for i...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...