web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Operation in Korça, a reprisal against young people"/ Spaho raises strong doubts about the police

2022-10-29 18:37:00, Aktualitet CNA
"Operation in Korça, a reprisal against young people"/ Spaho
Deputy Edmond Spaho

Deputy Edmond Spaho reacted after the journalist Elvi Fundo's denunciation of the police of Korça, which successfully sold the "Knock Down 2" operation with dozens of arrests without evidence.

In a status on social networks, Spaho says that there is information that the Korça police operation is turning out to be more of a reprisal against young people than a war against drug trafficking.

He raises doubts as to whether we are dealing with the games of the police leaders, who try to present "successes" for the interests of developments within the State Police and that of the Korça district.

Deputeti thekson se me gjithë këto arrestime të duket sikur në Korçë po goditet një nga kartelet më të mëdha të drogës në botë, pasi kaq shumë të arrestuar njëherësh nuk kanë ndodhur në Meksikë apo Kolumbi.

“Nga sa jam informuar nga burime nga qyteti i Korçës, policia në emër të luftës ndaj shpërndarësve të drogës, ka filluar një operacion, i cili po rezulton të jetë më shumë një raprezalje ndaj të rinjve se sa luftë ndaj trafikut të drogës.

Të arrestosh rreth 300 individë dhe t’i akuzosh për 700 gram drogë ngre pikëpyetje të mëdha. Jam kundër përdorimit të drogës, jam për goditjen e fortë ndaj gjithë atyre të cilët janë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, por nuk mund të pranoj që befas në qytetin e Korçës të ndalohen mbi 300 të rinj për 700 gram kanabis apo kokainë.

Korça kurrë nuk ka qenë problem në këto përmasa sa të arrestohen qindra të rinj. A mos vallë këtu kemi lojëra të drejtuesve të policisë, të cilët përpiqen të paraqesin "suksese" për interesa të zhvillimeve brenda Policisë së Shtetit dhe asaj të qarkut Korçë? Gjithë këto arrestime të duket sikur në Korçë po goditet një nga kartelet më të mëdha të drogës në botë, pasi kaq shumë të arrestuar njëherësh nuk kanë ndodhur në Meksikë apo Kolumbi. Në Shqipëri kemi parë raste kur për dhjetëra e qindra kg kokainë të ardhur nga Amerika e Jugut janë arrestuar vetëm shoferët e kamioneve apo magazinierët.

Kur këto raprezalje policore sfumohen nga gjykata dhe njerëzit lirohen për mungesë provash, të cilat duhet të paraqiteshin nga policia, në këtë rast problemi duket që është vetë policia”, shkruan Spaho./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga