web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta i PL-së  tregon “formulën magjike” si rriten të ardhurat e Shqipërisë

2022-10-29 12:47:00, Aktualitet CNA
Meta i PL-së  tregon “formulën magjike” si rriten
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar programin dhe modelin e "artë" ekonomik të partisë që synon të nxjerrë shqiptarët nga kriza.

Gjatë fjalimit të tij në Konventën Kombëtare , Meta tregoi disa objektiva që synojnë rritjen e të ardhurave publike të Shqipërisë.

Modeli ynë ekonomik do të synojë mbledhjen e të ardhurave publike në nivelet me vendet e rajonit.

Ndërsa Shqipëria mbledh 27% të PBB, Bosnja ka mbledhur 42.3% të PBB, 42.8% të PBB ka mbledhur Malii i Zi, dhe 43.3% të PBB Serbia.

27% e PBB së Shqipërisë = 3.7 Miliardë Euro.

15% po të ishte rritja, që të kapej niveli I Serbisë, do të ishte 5.9 Miliardë Euro.

Mbi 2 miliarde Euro cdo vit do të fitonte Shqipëria dhe shqiptarët, nga administrimi i ndershëm dhe i përgjegjshëm, me profesionistë të ekonomisë.

Ky objektiv i rritjes së të ardhurave do të arrihet:

1. Ndertimin e nje sistemi fiskal gjithëpërfshirës dhe te drejtë per te siguruar që të gjithë paguajnë një barrë të drejtë tatimore sipas parimit qe ai që fiton me shume, paguan me shume.

2. Sistemi fiskal pa diferencime dhe pa perjashtime jo standarte do te lejoje funksionimin e tregut me rregulla dhe do te gjeneroje te ardhura suplementare.

3. Nje sistem fiskal me nje numer sa me te vogel te taksave dhe te jete i qendrueshëm per te ulur kostot dhe rritur investimet e biznesit.

4. Rivendosjen e taksimit të sheshtë dhe ulur shkallet tatimore me qëllim formalizimin e ekonomise dhe të përmirësimit të administrimit fiskal.

5. Ulja e informalitetit ne ekonomi ne te gjitha format dhe vecanerisht te punesimit do te jete prioriteti yne per te rritur te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe te ardhurave personale.

6. Permiresim ne menaxhimin e borxhit publik dhe uljen e kostos së shërbimit të tij.

7.  Rishikim ligjor te kontratave te Koncesioneve dhe PPP-ve, me auditim ndërkombëtar.

8. Konfiskimin e aseteve te krijuara nepermjet veprimtarive korruptive e kriminale, si incerenatoret, etj

Ne do të thyjmë monopolet për të çliruar ekonominë, sipermarrjen dhe tregun e lire, për të rritur konkurencen dhe thithur investimet e huaja.

We will put an end to the corrupt concessions of incinerators or any other contract that reaches into the state coffers to appropriate it in its own pocket.

The Freedom Party will really guarantee the opening of the market against its current monopolization and oligopolization, for the creation of a competitive economy and the protection of citizens from price abuse.

We will confiscate assets created through corrupt and criminal activities, such as incinerators and others like these, and with this money we will financially support education, youth employment and young families," said Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga