web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I iku policisë nga salla e gjyqit/ Vetëdorëzohet ish-kryebashkiaku i Lezhës

2022-10-28 20:48:00, Aktualitet CNA

I iku policisë nga salla e gjyqit/ Vetëdorëzohet

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës.

Frrokaj ka mohuar të jetë larguar për tu arratisur. Ai ka deklaruar se ishte në pritje të procedurave ligjore.

Ai u paraqit në polici pas raportimeve se policia ishte vënë në kërkim të tij, pasi ?i iku nga duart? pas dhënies së vendimit për dënim me burg në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Ish-kryebashkiaku i iku policisë që prej orës 13:00 dhe kërkimet për të rezultuan të pasuksesshme.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Lezhës, u dënua sot me 3 vite burg, me vendim të formës së prerë. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe tjetërsimit të pronave tek ?Rana e Hedhun? në Shëngjin./ B.A. ? CNA.al

 





Lajmet e fundit nga