web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari Fundo zbardh prapaskenat/ Skema e policisë në Korçë që shiti dështimin për sukses

2022-10-28 20:11:00, Aktualitet CNA
Gazetari Fundo zbardh prapaskenat/ Skema e policisë në
Gazetari Elvi Fundo

Gazetari Elvi Fundo ka reaguar pas përfundimit të fazës së dytë të operacionit "Knock Down 2" të zhvilluar nga policia e Korçës, e cila njoftoi sot kapjen e 23 personave që vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale.

Në një status në rrjetet sociale, Fundo thotë se në fakt vetë policia e Korçës është një strukturë e kriminalizuar.

Ai deklaron se ky operacion që u shit si sukses është i dështuar dhe është një skemë e kontrollit të shpërndarjes së drogës nga kupola lokale e policisë.

Gazetari ngre akuzat se Ermal Muça, nëndrejtori i policisë së Korçës, është i lidhur me individë të botës së krimit dhe ju krijon lehtësi pune e shtigje me këto operacione.

“Policia e Korçës është një strukturë e kriminalizuar.

Pasi u dështoi operacioni i parë sot shitën të dytin.

Në fakt e gjitha është skemë e kontrollit të shpërndarjes së drogës nga kupola lokale e policisë.

Gjovalin Loka është një profesionist por...

Ermal Muça nëndrejtori i policisë është i lidhur me individë të botës së krimit dhe ju krijon lehtësi pune e shtigje me këto operacione.

Thjesht po e hanë minjtë, arrrrrrinjtëëëë ndajnë fitimet me policinë.

Shpërndarja dhe përdorimi i drogës në Korçë është një plagë e madhe për gjithë qytetin.

Kupola e menaxhimit shkon tek policia lokale dhe miqtë e tyre”, shkruan Fundo./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga