web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Burg për një gram kokainë dhe 6-8 të dënuar në një dhomë/ Kërkohet ndryshimi i Kodit Penal

2022-10-28 11:29:00, Aktualitet CNA
Burg për një gram kokainë dhe 6-8 të dënuar në
Foto Ilustruese, Burgu i Peqinit

Deputeti Dashnor gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, i ka drejtuar një pyetjë ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Teksa diskutonin për projekt buxhetin e vitit 2023, Sula solli si shembull mbipopullimin në burgun e Peqinit, ku shprehet se atje po mbahet 6-8 persona në një dhomë.


“Duhet të reflektojmë, të ndryshojmë kodin penal, për ata të rinj që kapen me një gram hashash apo kokainë, dhe fillojnë enden burgjeve. Kemi burgje me 6-8 persona një një dhomë burgu, në peqin psh. ç’a do bëhet në këtë drejtim? Sa masa ka marrë ministria e Drejtësisë për të përmirësuar situatën në vendet e vuajtjes së dënimit, familjarët shkojnë ende me çanta me ushqime”, tha Sula.  

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se nuk ka pasur mbipopullim të burgjeve, por me kodin e ri penal ai shpreson se problematikat e paraqitura të gjejnë zgjidhje.

“Amnistia nuk mund të jetë zgjidhje, jam dakord me ju. Kemi ngrtitur një grup pune dhe shpresojmë të kemi kodin e ri penal, ku do refektohen prioblematikmkat e vërejturea. Amnistia është akt human.  Nuk kemi mbipopullim të burgjeve, jemi brenda kapacitetit. Institucioni i vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë, të shërbëje për gjykatën e apelit në tiranë.  Në 80 % të burgjeve kemi mbyllur dyqanet, kemi kaluar në shërbimin online. Marrin shërbim si çdo qytetar tjetër.

Kemi mungesë në policinë e burgjeve, është fakt. Kemi depozituar projektligjin, pengesë ishte vendosur kriteri i moshës, u ka mohuar të drejtën  një kategorie të gjere njerëzish. Duke e hequr do e zgjidhim. Edhe trajtimi financiar ka qenë problem. Nga 1 shtatori policët e burgjeve trajtohen njësoj si ata të policisë së shtetit”, tha Manja./CNA.al





22:03 TODAY

Rama responds to

"Top Channel" television has made a chronicle about th...

Lajmet e fundit nga