web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Britney Spears është vrarë”/ Shokon studiuesja okulte:Shumë VIP-a janë robotizuar

2022-10-28 09:35:00, Aktualitet CNA

 “Britney Spears është vrarë”/ Shokon studiuesja

Pranvera Xhafa e cila  merret me fenomenet okulte, ka hedhur dyshime mbi një situatë që ndodhi gjatë koncertit të Katy Perryt.

Kjo e fundit  është kapur nga kamerat një moment, ku lëvizte qepallën e djathtë në mënyrë të pakontrolluar.

Por sipas Xhafës në skenë nuk ndodhej Katy Perry po kloni i saj.

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo shpjegoi se shumë personazhe janë klonuar dhe rasti i Katy Perry-t ku nuk kontrollonte syrin e tregon më së miri këtë gjë.

“Janë disa prej tyre janë robozituar. Kjo është parë tek disa personazhe dhe te Princ Harry dhe Meghan Markle. Kemi shumë të klonuar që marrin pjesë nëpër evente ku personazhi real nuk mund të paraqitet.

 Kohët e fundit, raca reptile si Katy Perry nuk del dot në publik se iu është prerë furnizimi me ushqimin që marrin dhe janë kthyer në moshën reale dhe janë kthyer në një figurë të tmerrshme për t’u parë.

Ky ishte kloni i Katy Perry-t dhe ka një keqfunksionim të procesit normal. Nuk bëjnë dot lidhjen me realitetin. Ka disa mënyra për t’u klonuar por kohët e fundit është bërë si me u prodhuar në fabrikë. Trupi instalohet dhe futet në një enë me lëndët përbërëse të trupit tonë. Kloni bëhet brenda vitit”, është shprehur Xhafa.

Ajo ka shkuar edhe më tej duke ngritur një dyshim tronditës.

Sipas saj këngëtaren  e njohur, Britney Spears e kanë vrarë dhee kanë zëvendësuar me një klon.

“Britney spears është vrarë dhe klonuar, kemi një tekst ku ajo deklaron për veten se është klonuar.” “Tek ne, kemi aleanca me reptilët dhe personazhe që kanë aferuar në shoqëritë e dark magic. Në politikë kemi por gjithashtu dhe në fushën e muzikës. Madje dhe emra ndërkombëtarë të llojit tonë.”, ka thënë më tej ajo./CNA.al





22:03 TODAY

Rama responds to

"Top Channel" television has made a chronicle about th...

Lajmet e fundit nga