Sherr masiv në Përmet/ Përleshen 5 persona, tre prej tyre përfundojnë në spital
Një sherr masiv është raportuar ditën e sotme në Përme...

Faza e dytë e një megaoperacioni është zhvilluar së fundmi në Korçë.
Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Gjovalin Loka, bëri me dije se nga fillimi i operacionit deri më tani janë arrestuar 54 persona dhe 16 janë shpallur në kërkim.
Konkretisht në fazën e dytë të megaopercionit policor "Knock Down 2", janë ekzekutuar 23 masa sigurie "Arrest në burg", ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim.
Nga hetimet ka rezultuar se këta persona vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.
Deklarata e plotë:
Jam këtu bashkë me Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë Z. Olger Eminaj, Zv. Drejtorin për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Drejtues Ermal Muçaj, për të bërë prezent rezultatet e fazës së dytë, të megaopercionit policor "Knock Down 2".
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, një vit më parë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në inteligjencën informative për disa grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në provat e siguruara kanë regjistruar procedimin penal për këtë qëllim.
Bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit proaktiv të regjistruar, sot më datë 28.10.2022, u finalizua faza e dytë e megaopercionit policor të koduar "Knock Down 2", në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i dhjetra masave të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjatë fazës së dytë, nga Gjykata janë lëshuar 32 masa sigurie, nga të cilat ditën e sotme strukturat hetimore në bashkëpunim me forcat "Shqiponja" dhe strukturat e rendit në DVP Korçë kanë ekzekutruar 23 masa sigurie "Arrest në burg", ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, e konkretisht:
R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.
Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 700 gramë kokainë e ndarë në doza;
- 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;
- 100 gramë heroinë e ndarë në doza;
- një sasi metadoni dhe prekusori;
- 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;
- 38 automjete;
- 30 aparate celular;
- 5 peshore elektronike;
- 1 radio policie;
- një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;
- dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.
Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.
Nga hetimet ka rezultuar se personat e mësipërm, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.
Në vijim të këtij operacioni vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të shumë personave të tjerë të implikuar në këtë lloj veprimtarie kriminale, për të cilët priten arrestime në ditët në vijim.
Po në kuadër të këtij procedimi në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po bashkërendohet puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Theksojmë faktin, se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, janë duke punuar për finalizminin e një sërë procedimeve penale që aktualisht janë në ndjekje për goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë qark.
Sigurojmë qytetarët se Shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun Korçë, janë tërësisht të angazhuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, krimin në përgjithshësi dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, pasi bashkarisht ndërtojmë një të ardhme më të sigurt"./ B.A. - CNA.al
Një sherr masiv është raportuar ditën e sotme në Përme...
Seanca e sotme në gjykatën e posaçme për vrasjen e ish-pol...
Dy apartamente, dy garazhe, troje dhe një vilë janë sekues...
5 shqiptarë në Britaninë e Madhe janë paraqitur sot para G...
Gentian Malindi, i cili ishte shpallur në kërkim për s...
Policia ka zbardhur detajet e para nga të shtënat me a...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50, në fs...
Arrestohet në flagrancë një 62-vjeçar nga specialistët...
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësi...
Një 49-vjeçar nga Shkodra, ka përfunduar në prangat e poli...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të ...
Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Ergys Kolave...
Policia e Dibrës, gjatë një konference për mediat, ka dhën...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Arrameras t...
Një aksident ka ndodhur në Lushnjë. Një shtetase 50-v...
Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje...
Banorët e Porto Romanos në Durrës, janë shprehur se nd...
Banorët në Porto Romano të Durrësit po evakuuohen pasi...
Raportohet se banorët e Porto Romanos janë evakuuar. ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...