web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Wait for the media when they say he staged it himself

2022-12-06 14:24:00, Aktualitet CNA

 

Maybe in a few hours you will hear analysts, renaissance concubines, the government cauldron to come up with a thesis, that Berisha himself staged the attack on him by a 31-year-old man, who hit him in the face today, after the former prime minister was leaving the headquarters of the Democratic Party to the boulevard, heading towards the protest.

The event was "live" on camera and everyone saw how the 31-year-old hit Berisha in the face.

Wait for the media when they say he staged it himself

Tani nuk pritet gjë tjetër që të thuhet nga analistët e rilindjes, konkubinat e pushtetit, vasalët e ekraneve të rilindjes se Berisha e inskenoi vetë këtë ngjarje, se bëri për t’u viktimizuar, se nuk fshiu gjakun, se hipi në tribunë, se Ramës nuk i interesonte kjo sot, se Rama donte që ngjarja të mos ndodhte e të tjera si këto.

Në fakt nëse ka një njeri që nuk i interesonte ajo goditje, ndoshta është vetë kryeministri Rama pasi deri në momentin kur filloi protesta gjithçka po shkonte vaj.

Ceremonia e pritjes, marrëveshjet, takimet dhe nuk do t’i interesonte kurrsesi të kishte një incident të tillë.

Tani, pse duhet thënë që e bëri vetë Berisha?

Së pari, ata që thonë që e bëri vetë Berisha duhet të sqarojnë, se si mundet një 78-vjeçar të inskenonte një ngjarje të tillë dhe të mbante një grusht aq të fortë në fytyrë.

Wait for the media when they say he staged it himself

Në rast se do ta inskenonte, merrte një qytetar t’i afrohej, shoqëruesi, do ta largonin, do ta çonin në polici dhe në fund ai do thoshte që s’doja ta godisja, doja ta përqafoja, ishte demokrat dhe të tjera si këto.

Në rast se do të krijonte një skenar siç do të pretendojnë, llafazanët e  ekraneve të Rilindjes.

Por dikush vajti e goditi fort, e gjakosi Berishën dhe për të kuptuar që nuk ka qenë thjesht e vetëm një skenar, shikoni reagimin e grupit të shoqërimit, të çunave që shoqërojnë Berishën, sa ashpër hidhen mbi agresorin.

Wait for the media when they say he staged it himself

Në rast se do të ishte një skenar nuk do kishin një qasje të tillë ndaj agresorit.

Prandaj tezat e skenarit mirë, që mund të jetë një i çmendur, mund të jetë një person me probleme personale, që personazhe të tilla, kryeministra e ministra sulmohen, kjo është e parë dhe e stërparë.

Por që ta analizosh si një ngjarje që e ka krijuar vetë Berisha, është edhe më kriminale, më fyese, edhe më tallëse dhe një neveri që u bëhet shqiptarëve nga një kast mediatik i keqpërdorur, që për një zarf bën gjithçka.

Ajo që ndodhi është ngjarje shumë e rëndë. Fakti është që personi u kap nga grupi i shoqërimit të doktor Berishës.

Policia duhet ta hetojë, mund të jetë një individ i vetëm, mund të jetë një njeri i shtyrë nga të tjerët.

Por kurrsesi nuk është një skenar i parapërgatitur, thjesht dhe vetëm për faktin se një ngjarje e tillë nuk mund të kishte të tilla pasoja dhe për inskenime, Berisha nuk mund të kishte kurrsesi nevojë në këtë moment pasi protesta dhe gjithçka tjetër po shkon aq mirë sa të gjithë bukurinë e saj e prishi kjo ngjarje.

Ndaj dhe do të ishte mirë që këto mendjet e sëmura mediatike përtej akuzave se Berisha e inskenoi vetë, duhet të shikojnë secili drejtimin se nga vjen agresori.

Është thjesht një individ i porositur nga të tjerët, por kurrsesi  për të mos qenë si ata dhe ne nuk mund të  themi se është një akt me një prapavijë të pastër politike./CNA.al





Lajmet e fundit nga