web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja Roaming për heqjen e tarifave me BE-në/ Balluku flet për ndryshime të mëdha

2022-12-06 13:19:00, Aktualitet CNA

Marrëveshja Roaming për heqjen e tarifave me BE-në/ Balluku flet

Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrasktrukturës, Belinda Balluku  ka folur për marrëveshjen e Romanig të nënshkruar mëngjesin e sotëm  mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Sipas saj, heqja e këtyre tarifave do të sillte ndryshime të mëdha duke pasur larmishmëri dhe çmime më të ulëta në ofertat e bëra.

“Marrëveshja e sotme e integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë, atë të qarkullimit të lirë, të mallrave, të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Nuk do ishim këtu sot pa lokomotivën e këtij procesi që është Komisioni Europian.

Është frut i këtij bashkëpunimi edhe heqja e tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në korrik të vitit 2021. Janë rritur në gjysmën e dytë të vitit me 96% të gjitha shkëmbimet dhe thirrjet brenda këtyre 6 vendeve. Heqja e këtyre tarifave ka krijuar kushte për investime më të mëdha në infrastkturën telefonike.

Do të nënvizoja se falë kësaj marëveshje prej vitit të arshshëm qytetarët do përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive.  Do zgjerohet aksesi në larmishmëri me çmime gjithmonë e më të mira të paketave roaming. Ky angazhim do të ndërmerret edhe nga operatorët e tjerë. Do të rritet edhe cilësia e shërbimit”-tha Balluku./CNA.al





Lajmet e fundit nga