web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidentja e PE kritika për emigracionin/

2022-12-06 16:30:00, Aktualitet CNA
Presidentja e PE kritika për emigracionin/
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në konferencën për mediat u ndal tek sfida e emigracionit.

Pasi falenderoi Ramën për mikërpitjen, ajo nuk hezitoi edhe të jepte kritikat e saj për çështjen e emigracionit.

Presidentja e KE, u shpreh se Rama i kishte thënë se Shqipëria ofron shanse për të rinjtë, por niveli i emigracionin mbetet shqetësues.

Gjithsesi Von Der Leyen tha se BE dhe Ballkani Perëndimor do t’ dalin së bashku në këtë sfidë.

“Të gjitha temat që janë të rëndësishme për qytetarët dhe që theksojnë rëndësinë e këtij samite që arritëm të përshpejtohen edhe më tej. Një çështje tjetër ka qenë migracioni. Bëhet fjalë për menaxhim të përbashkët të situatës. Për mua është e rëndësishme që të përçojmë mesazhin që edhe këtu mund të mbështeteni te. Kjo është sfidë e përbashkët dhe ta përballojmë së bashku.  Së fundmi dua të nënvizoj edhe çështjet e rinisë. Ju me keni thënë që në këtë rajon të kishte më shumë shanse për të rinjtë. Nismën e universiteteve evropiane që studentët e Ballkanit Perëndimor do të mund të studiojnë jo vetëm fizikisht por edhe në formë virtuale. Faleminderit që ju e nisët”, tha Von Der Leyen./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga