web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari rrëfen historinë e blerjeve online/ Çfarë i ndodhi verës në Orikum

2022-12-06 15:13:00, Aktualitet CNA
Gazetari rrëfen historinë e blerjeve online/ Çfarë i
Agim Xhafka

Ende qesh me historinë e blerjeve on line që më ndodhi verës në Orikum.

-Ta blemë këtë,-më tha gruaja një mbasdite e në tablet më tregoi  një raft të bardhë me tre kate.

-Aman mos na ço në dyqane se kemi virusin nëpër këmbë,-iu luta.

-Do e porositim on line.Ja,bëj sms me kodin që është te cepi i figurës.Shkruaj,një copë,ngjyrë të bardhë,Orikum dhe mbylle me nr tënd të cel.Kaq dhe prit.

Pas dy minutash erdhi sms.

-Për dy ditë u vjen pako.Kushton 4.000 lekë dhe 200 transporti.

-Qenka lehtësi e madhe,-i thashë gruas.

-U bëmë si bota,burrë i dashur.

Fiks pas dy ditësh më ra zilja.

-Agimi?

-Po.

-Ku ta sjell pakon?

-Te Market Çimi.

Dola vrik atje dhe prita.Nga një golf i lodhur më erdhi një zë:

-O figurë,ti je Agimi?

-Po.

-Eja vëlla.Na merre.Ta gëzosh.

Rrëmbeu lekët e fryu si era. Hapa pakon në koridor dhe rafti na doli jo i bardhë siç e porosita.Ishte i zi.Mora në cel atë të golfit.

-Lidhu me faqen në internet..,-më tha.-Unë nuk merrem me ankesat.

I shkrojta faqes.

-Nuk kemi të bardhë,-më thanë.

-Do e kthej. Më jepni mbrapsht lekët.

-Jo.Së pari duhet të na vijë malli në Tiranë.Ta shohim është në rregull apo i dëmtuar,pastaj i merr paratë.

U nxeha,por pickova veten.

-Ok,por pas sa ditësh më vijnë lekët?

U bë pauzë matanë. Një çast,më pas më shkruajtën:

-Lekët nuk t’i sjellim në Orikum,do vish t’i marrësh në Tiranë.

Aty më iku petlla.Do harxhoja 50 mijë lekë benzinë që të merrja 40 mijë të vjetra.Ndaj vazhdova paradoksin:

-Ku e keni dyqanin?

-Nuk kemi dyqan.Po do dalë dikush nga firma jonë tek  Varri i Bamit.

-E si do e njoh atë?-pyeta.

-Kollaj fare.Personi do mbajë në dorë dy çanta.Majtas të zezë,djathtas kafe.

U vendos qetësi.Nuk dija ç’të thoja.Kur në cel

më erdhi sms-ja:

-Po ju çfarë do mbani në duar që t’ju njohim ne?

-Edhe unë do mbaj dy...

-Çfarë dy?

-Dy koqet e mija.Po patë një burrë mbështetur te muri me duart te koqet ai jam unë,-iu shkrojta on line,ama pa gabime.





Lajmet e fundit nga