web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Portreti i drejtor Alfred Pezës pas 9 muajsh në RTSH

2024-03-13 11:57:00, Aktualitet CNA
Portreti i drejtor Alfred Pezës pas 9 muajsh në RTSH
Alfred Peza

Drejtori i RTSH Alfred Peza plotësoi sot 9 muaj në krye të institucionit publik që e trajton si privat. Drejtori zhurmëmadh dhe punëpak.Drejtori që shpenzon më shumë kohë dhe energji për të mësuar çfarë dhe si flasin për të punonjësit. Drejtori që bërtet, fyen, bullizon, kërcënon me padijen, inferioritetin, mediokritetin e vet.

Drejtori që deklaron në sallën më të “famshme” të mbledhjeve se i hanë duart të firmosë shkarkime. Drejtori që flak në rrugë të fajshëm dhe të pafajshëm, njësoj. Që shkel ligjin dhe të mohon cdo të drejtë dhënë nga kushtetuta dhe Zoti.

Drejtori që të pushon nga puna edhe kur je me raport. Drejtori që shqyen brava dhe shkel sendet personale. Drejtori që të përdhos lirinë e mendimit edhe në instagramin personal. Drejtori që të dërgon e kërkon llogari edhe për “like”-t.
Drejtori që mban në punë të afërmen e mikut te kryeministrit edhe pse shkel ligjin dhe institucionin por hedh në rrugë nënën e dy fëmijëve autikë sepse nuk i pëlqen dialekti shkodran apo dibran.

Drejtori i parë në histori që ndalon drejtuesit e tjerë të kenë një CV (curriculim vitae), për te fshehur vitet e munguara të punës për drejtuesen e programacionit e komanduar ne shkeljen më flagrante dhe sigurimet e 5 viteve të paguara për të, në një ditë, ne kompaninë që dikur punonte.

Drejtori që të fton për një gotë verë darkave për të diskutuar me të karrierën. Drejtori që mobilon shtëpinë me borxhet që duhet ti shlyhen RTSH.

Drejtori që bën festivalin më të dobët me buxhetin më të madh në historinë e festivaleve. Drejtori që bën festivalin e parë në histori ku kontratat bëhen pasi ka mbaruar festivali e ku skenografia paguhet disa herë. Drejtori që shkel dinjitetin e grave në ditën e gruas. I fyen, i përdhos, i vë në rresht dhe i dokumenton si histori suksesi.

Portreti i drejtor Alfred Pezës pas 9 muajsh në RTSH
Alfred Peza dikur

Drejtori i dëshpëruar që po rregullon banjot me shpresën se do të presë aty kryeministrin. Drejtori i parë i votuar me 9 vota, për ti dhënë RTSH goditjen përfundimtare të shkatërrimit. Alfred Peza po rregullon korridoret dhe tualetet por po e grabit televizionin e shqiptarëve si askush tjetër, po i shkatërron dhe atë pak program të mbetur dhe mbi të gjitha po i vret njerëzit.

(Punonjës të RTSH, që po punojmë fiks si në kohën e PPSH)/CNA 





Lajmet e fundit nga