web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po punonte në ndërtim/ Bie nga skelat dhe humb jetën shqiptari në Itali

2022-12-24 18:59:00, Aktualitet CNA

Po punonte në ndërtim/ Bie nga skelat dhe humb jetën shqiptari

Një 66-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skelat e ndërtimit në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme rreth orës 16:00 në qytetin e Verones.

Viktima është identifikua me emrin Kujtim Aliraj.

66-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri i ndihmës së shpejtë, por Kujti Aliraj kishte ndërruar jetë.

Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga