web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prodhonin kanabis në tetë

2022-12-24 17:57:00, Aktualitet CNA

 

Prodhonin kanabis në tetë
Foto ilustruese

 

Prodhonin kanabis në tete shtëpi bari në Angli / Arrestohen nga policia shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij
Zbulohen tetë “shtëpi bari” në Angli, kapen shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij.
Policia britanike ka goditur një rast të aktivitetit të kanabisit në Angli.

Mediat e huaja raportojnë se një shqiptari Mikel Kujtila  dhe një ndërtues pronash nga Cardiff Mettheë Cleary kanë bashkëpunuaa në prodhimin e kanabisit me vlerë mijëra paund në tetë “shtëpi bari”.

Policia kishte nisur hetimet në qershor duke kryer kontrolle në telefonin e 33-vjeçarit shqiptar duke zbuluar kështu bisedat me Cleary-n.

Policia arriti të binte në gjurmët e dy bashkëpunëtorëve dhe kanë arritur të ndalojnë Cleary-n teksa ai po drejtonte automjdetin  e tij Range Rover në rrugën Mynachdy.

Brenda automjetit u gjeten me rreth një kilogram kanabis.

Sasia e sekuestruar e kanabisit u vlerësua në 1,000 £, por gjykata nëpërmjet hetimeve paraprake ka zbuluar se kanabisi ishte i një maroken me cilësi të lartë, i cili do të kishte vlerë deri në 6,000 £.

Oficerët kryen kontrolle në tetë ‘shtëpi bari’ në zona të ndryshme, afër Cardiff, duke përfshirë në Aberystëyth Street, Cathays Terrace, Llantrisant Road, Coëbridge Road East dhe Rolls Street.

Njëra perj tyre  ishte në një ndërtesë të Pontypridd High Street./ CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga