web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pavarësia e prokurorëve/ Olsian Çela “ankohet” në Rumani

2022-11-10 09:54:00, Aktualitet CNA

Pavarësia e prokurorëve/ Olsian Çela “ankohet”

Në Bukuresht, Rumani, u zhvillua në datën 9 nëntor forumi i tretë i Prokurorëve të Përgjithshëm të shteteve të Ballkanit ku mori pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Takimi kishte në fokus prerogativat kontrolluese dhe rolin thelbësor të Prokurorëve të Përgjithshëm në zbatimin uniform të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Pavarësia e prokurorëve/ Olsian Çela “ankohet”

Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm shprehu nevojën për gjetjen e nje ekuilibri mes pavarësisë së prokurorëve dhe performancës së shërbimit të prokurorisë në tërësi, duke theksuar domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Prokurorëve të Përgjithshëm si autoriteti i vetëm që mund të sigurojë në mënyrë konstante efiçencën dhe kohezionin e institucionit.

Në takim mori pjesë edhe zv.presidenti i Eurojust Boštjan Škrlec./CNA.al





Lajmet e fundit nga