web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata cakton avokat kryesisht për gjyqin e ‘Babales’

2022-11-09 17:10:00, Aktualitet CNA
Gjykata cakton avokat kryesisht për gjyqin e ‘Babales’
Avokati Indrit Sefa

Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji, i akuzuar për çështjen ‘Babale’, është shtyrë sërish.

Motivi i shtyrjes së seancës ishte mungesa e avokatit Indrit Sefa, të gazetarit Jetmir Olldashi. Gjykata ka vendosur zëvendësimin e avokatit të Olldashit Indrit Sefa, me avokaten Gëzime Buci.

Arsyeja pas këtij vendimi ishte mungesa e korrektesës së avokatit. Për zëvendësimin e tij u urdhërua edhe njoftimi i Olldashit.

Indrit Sefa deri në tetor 2022 ka qenë ortak në të njëjtën studio me Ledio Brahon, avokat i Ervin Salianjit.

Seanca e radhës u caktua në 19 dhjetor, në orën 13:00./ CNA.al





11:09 TODAY

Porti i Durrësit

Kuvendi ka miratuar kërkesën e qeverisë për të kaluar me p...

Lajmet e fundit nga