web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish efektivi i Shqiponjave shpërndante kokainë/ Gjykata jep vendimin

2022-11-09 10:52:00, Aktualitet CNA

Ish efektivi i Shqiponjave shpërndante kokainë/ Gjykata jep vendimin

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën “arrest me burg” për 5 vite e 4 muaj, për ish-efektivin e “Shqiponjave” në Sarandë, Lavdosh Metaj.

Pak ditë më parë gjyqtarja Suela Xhani, dha dënimin 8 vite burgim, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar Metajt i është ulur 1/3 e dënimin, duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vjet.

39-vjeçari u arrestua më 12 qershor të vitit 2021, pasi një operacioni të zhvilluar nga SHÇBA. Ai ishte nën hetim per shpërndarje kokaine në Sarandë. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit personal dhe ne banesë, atij iu gjetën 166.6 gram kokainë, 350 euro si dhe 21 mijë lekë të reja dhe 3 celularë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga