web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ujë me tubacion nga Bistrica në Pulia/ Zyrtari italian i dërgon letër Ramës: Do përfitoni dhe ju

2022-11-09 21:41:00, Aktualitet CNA
Ujë me tubacion nga Bistrica në Pulia/ Zyrtari italian i dërgon
Projekti

Italia ka bërë një studim për ndërtimin e një ujësjellësi nga Shqipëria drejt Pulias, për shkak të thatësirës në jug të shtetit fqinj.

Kjo ide u propozua në kohën kur kryeministër i Shqipërisë ishte Fatos Nano, por është sjellë sërish në vëmendje nga presidenti i Pulias, Michele Emiliano dhe krerët e Komfindustrisë Bari-Bat

Sipas tyre, për ta realizuar këtë gjë do të duheshin 1 miliardë euro dhe 4 vite punë për ndërtimin 85 kilometrave tubacione nënujore nga Gjirokastra deri në brigjet e Pulias.

Corriere.it raporton se Emiliano i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama për këtë gjë. Presidenti i Pulias thotë se nëse realizohet ky projekt, në Shqipëri do të hapeshin rreth 8 mijë vende pune.

“Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, ne kemi dhe fatin që kemi marrëdhënie shumë të mira me ta. Jo vetëm që do të zgjidhnim problemin e furnizimit me ujë, por edhe vetë Shqipëria do të përfitonte diçka, pasi do të hapeshin rreth 8 mijë vende pune direkte dhe indirekte”, shprehet ai.

Ndërkohë, Sergio Fontana, kreu i shoqatës së Konfindustrisë Pulieze, deklaron se kjo është një mundësi e madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese.

“Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, thekson Fontana./ B.A. – CNA.al





11:09 TODAY

Porti i Durrësit

Kuvendi ka miratuar kërkesën e qeverisë për të kaluar me p...

Lajmet e fundit nga