
Moderatorja Ori Nebiaj ka reaguar në lidhje me mandatin e deputetes pas dorëheqjes së Grida Dumës një ditë më parë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Nebiaj thotë se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me mandatin për shkak edhe të kontratës së lidhur me punën e saj.
"Kur u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t'u menduar e për të marrë vendimin për t'u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështje e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marrë sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien me kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj...
Ori Nebiaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti. Por me vendimin që mori dje Duma, duket se tani Kuvendi ka një vend për moderatoren, e cila drejton programin "Për'puthen" në TopChannel", shkruan ajo.
Kujtojmë se deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma, një ditë më parë njoftoi se ka dorëzuar mandatin, që mori në zgjedhjet e 25 prillit.
Mandati i Grida Dumës i kalonte Ori Nebiajt të Perputhen, pasi në zgjedhjet e 2021-shit ka siguruar 5599 vota preferenciale./ B.A. - CNA.al

The US Ambassador to the United Nations, Linda Thomas-Gree...
Climate change is already a reality. Nature has become...
Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji, i akuzuar për çë...
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, ...
A quantity of narcotics was seized at the border point of ...
The confession of Arbë Paplekaj, the former RENEA officer ...
Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq ka fol...
Today in the Appeal of Tirana, a hearing will have to take...
Ervin Salianji once again put pressure on the Court of App...
The citizen who called around 11:00, on 08.11.2022, in the...
It is several times that the lawyers of the persons involv...
Ervin Salianji has been sentenced by the Court of Tirana t...
The Durrës police have detained two citizens, 16 and 23 ye...
The court session of the criminal case against the defenda...
Prime Minister Edi Rama has also been harsh with the Prose...
Prime Minister Edi Rama has presented the budget for 2023 ...
Prime Minister Edi Rama gave a "cold shower" to the deputy...
Kuvendi ka miratuar kërkesën e qeverisë për të kaluar me p...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën “arrest me burg” për 5...
Gjykata ka rikthyer në fuqi masën arrest me burg për ish-d...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...