web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OSCE: The media should not be encouraged to violate ethics and standards during the election campaign

2023-03-20 22:29:10, Aktualitet CNA

OSCE: The media should not be encouraged to violate ethics and standards during

In Tirana, the OSCE and other Western institutions today appealed to the participants in the May 14 local elections not to put pressure on the Albanian media to change professional standards and ethics, but to help them fulfill them. They spoke with concern about the pressures placed on journalists in their work, especially during election campaigns.

Kreu i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Guido de Sanctis, theksoi sot në takimin me KQZ dhe përfaqësues të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë se ODIHR në raportin mbi zgjedhjet e 2021 i kushtoi disa pjesë me rëndësi gjendjes së medias shqiptare, ku flitet me shqetësim mbi lirinë e medias, pavarësinë editoriale të saj, transparencën e fushatës si dhe mbi sigurinë e kushteve të punës së gazetarëve.

Ai theksoi se partitë shpenzojnë shumë për shfaqjet e tyre mediatike dhe rreziku i këtij investimi është që kandidatët mund të marrin nën kontroll përmbajtjen e raportimeve të mediave gjatë fushatës.

“Vëzhguesit tanë të misioneve të drejtuar nga ODIHR kanë theksuar në çdo palë zgjedhje rëndësinë e pavarësisë editoriale në media dhe nevojën për t’i mbështetur në krijimin e kushteve për të shmangur auto-censurën, sepse gazetarët flasin shpesh për presionet e shumta që përballin në punën e tyre gjatë raportimit. OSBE mbështet mediat në përmbushjen e standarteve e etikës profesionale, transparencës për të informuar saktë mbi ecurinë e fushatave. Gjithë faktorët dhe partnerët nevojitet të dialogojnë, që të gjejnë zgjidhjet, në mënyrë që media të zbatojë parimet e etikës profesionale”, thotë ambasadori De Sanctis.

Diplomatë perëndimorë dhe ekspertë vendas diskutuan së bashku mbi financimin e fushatës zgjedhore, gjuhën e urrejtjes, mbi rolin e medias, si dhe mbi standardet etike gjatë fushatës zgjedhore.

Drejtuesi i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Olsi Dekovi, theksoi se gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore sjell pasoja serioze si intolerancë, përçarje dhe dhunë të mundshme.

“Gjuha e urrejtjes mund të ndihmojë në polarizimin politik, armiqësinë mes grupeve, intolerancën dhe mosbesimin midis komuniteteve të ndryshme, margjinalizimin e grupeve të veçanta. Gjuha e urrejtjes mund të shkurajojë njerëzit edhe për të mos marrë pjesë në votime, kur dëgjojnë se pranë kutive të votimit mund të ketë kërcënime ose dhunë. Ndaj iu inkurajojmë që të lihet mënjanë gjuha e urrejtjes nga të gjithë aktorët dhe nga mediat sociale”, thotë zoti Dekovi.

Ndërsa kryetari i Komisionit qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se media duhet lejuar të kryejë e lirë dhe pa presione detyrat e veta informuese ndaj publikut, punë kjo veçanërisht e rëndësishme gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa një sfidë e vërtetë mbetet mosrregullimi ligjor i mediave online.

“Rrjetet sociale dhe mediat online kanë marrë një zhvillim shumë të madh edhe në këtë fushë, por ende nuk kanë rregullimet e duhura ligjore. Shpresojmë që në reformën zgjedhore, kjo të marrë një zgjidhje. Asgjë nuk e pengon Kuvendin dhe partitë që të vendosin rregulla në këtë fushë me interest ë madh publik”, thotë zoti Celibashi.

Shqipëria është në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, ndërsa është bërë e zakonshme që fushata të nisë shumë javë e muaj më herët se afatet ligjore, me premtime, fjalime dhe përurime.

The media have also started to get involved in the election atmosphere, talking about potential candidates, but the concern of internationals and the CEC is that it remains a balanced information tool on political platforms and not a propaganda instrument in close party service and in violation of professional standards and ethics./ VOA





Lajmet e fundit nga