web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër natë fantastike në Korçë/ Ngjitet sonte në skenën e “Festës së Birrës”, Konstantinos Argiros

2022-08-20 09:06:00, Aktualitet CNA
Një tjetër natë fantastike në Korçë/ Ngjitet
Foto nga "Festa e Birrës" në netët e kaluara

Tre netë fantastike me atmosferë të zjarrtë festive kanë mbledhur mijëra qytetarë e turistë, vendas dhe të huaj në qytetin e artit.

Por “Festa e Birrës” nuk përfundon këtu. Edhe dy netë po aq të mrekullueshme na presin.

Qytetarët kanë mundësinë të shijojnë lloje të ndryshme birrash dhe ushqimesh, nën tingujt e muzikës më të përzgjedhur, nga këgëtarët më të pëlqyer.

Dita e shumëpritur erdhi. Sonte në skenën e “Festës së Birrës” do të ngjitet këngëtari i mirënjohur grek, Konstantinos Argiros, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri.

Një tjetër natë fantastike në Korçë/ Ngjitet

Argiros do të mbajë një super koncert me hitet e tij më të mira, ndërsa në skenë do t’i bashkohet edhe këngëtarja shqiptare shumë e dashur nga publiku, Angela Peristeri.

Edhe nata e fundit, ajo e 21 gushtit do të jetë e zjarrtë. “Bisha” e muzikës, Aurela Gaçe, do të “ndezë” skenën e “Festës së Birrës” nesër mbrëma dhe do të mbajë peshë zemrat e publikut.

Biletat për t’u bërë pjesë e koncertit të mbrëmjes së sotme mund t’i gjeni online në linkun www.festaebirres.com.

Mos u mendoni dy herë! Nisuni drejt Korçës për të marrë adrenalinë dhe argëtim./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga