web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një ish ministër i Ramës së shpejti nën akuzë”/ SPAK ka në listë edhe disa zyrtarë të lartë

2023-01-13 12:19:00, Aktualitet CNA

“Një ish ministër i Ramës së shpejti nën

Gazetarja Anduena Llabani ka folur për hetimet e SPAK-ut, në lidhje me koncensionet në shëndetësi.

Sipas saj një ish ministër së shpejti do të vihet nën akuzë.

Në MCN live, Llabani tha ndër të tjera se zyrtarë të lartë janë nën akuzë për çështjen e check up-it.

“Edhe pse me arrestimet e fundit patëm një tablo, një shije të mirë që po lëviz SPAK-u, sigurisht ka çështje të tjera që vlojnë në SPAK. Është çështja që lidhet me sterilizimin e aparateve, laboratarët që janë ngritur dhe s’kanë funksionuar kurrë. Çështja do shkojë në gjykatë. Presim surpriza në marrjen të pandehur të ish-zyrtarëve të lartë që kanë përcaktuar edhe kompanitë fituese në tendera. Beqaj është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, por nuk kemi parë një përcaktim nëse ai do të jetë i pandehur. Duket se SPAK-u edhe në këtë rast do bëjë atë 360 gradësh-i”, ka thënë Llabani.

Sipas saj është një listë e gjatë personash që janë në varësi të ministrit, kështu që do ketë nga lart deri te pjesa fundore e ministrisë.

"There is information that we will have a former minister charged for this matter. There will be high-ranking officials also charged for the check-up issue", the journalist further stated./ CNA.al





Lajmet e fundit nga