web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarjet e ndodhura në Zvërnec/ Protestë para Ministrisë së Brendshme

2026-05-31 19:54:00, Aktualitet CNA

Ngjarjet e ndodhura në Zvërnec/ Protestë para Ministrisë

Një protestë po zhvillohet ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme kundër ndërtimeve në Zvërnec. Protesta drejtohet nga Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorrin dhe një grup ambientalistësh.

Ky tubim vjen një ditë pas protestës së zhvilluar në Zvërnec, ku pati përplasje mes qyetarëve dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie.

Sa i përket pretendimeve të protestës së djeshme, bëhet me dije se territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokument të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin. /CNA





Lajmet e fundit nga