web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga shtrëngimi i duarve tek dosjet voluminoze/ Foto nga vizita e zyrtarit amerikan në SPAK

2024-03-19 14:07:00, Aktualitet CNA

Nga shtrëngimi i duarve tek dosjet voluminoze/ Foto nga vizita e zyrtarit

Të martën,  Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson zhvilloi një takim me kreun SPAK-ut, Altin Dumani, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

"Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara për të mbështetur udhëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE përmes sundimit më të fortë të ligjit dhe rritjes së transparencës gjyqësore", mësohet të ketë thënë në takim zyrtari i lartë amerikan. 

Ndihmëssekretari Todd Robinson falënderoi partnerët shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë.

Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa ajo lufton krimin dhe korrupsionin.

Në fotot e mëposhtme shfaqen momente nga vizita e zhvilluar e Robinson në ambientet e SPAK. Pas shtëngimit të duarve me kruen e SPAK, vihen re edhe dosjet voluminoze të hetimit që ndodhen në Prokurorinë e Posaçme./CNA 

 





Lajmet e fundit nga