web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Begaj dekreton ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

2024-03-18 17:55:00, Aktualitet CNA

Begaj dekreton ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Ky ligj u votua në Kuvend me 72 vota pro në seancën parlamentare të 22 shkurtit. 

Opozita është shprehur kundër këtij ligji, pasi sipas saj shkatërron Zonat e Mbrojtura.

'Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, dekretoi sot ligjin nr. 21/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura””./ CNA





Lajmet e fundit nga