web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga fatkeqësitë natyrore te operacionet e Forcave të armatosura/ Peleshi zbardh vendimet e qeverisë

2023-02-22 15:09:00, Aktualitet CNA

Nga fatkeqësitë natyrore te operacionet e Forcave të armatosura/

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se sot janë miratuar 4 projektvendime të iniciuara nga institucioni që ai drejton.

Peleshi tha se Shqipëria është bërë pjesë në shtatë misione ndërkombëtare, kryesisht në NATO dhe BE.

“4 projektvendimet e iniciuara nga Ministria e Mbrojtjes janë mitratuar sot. Dy prej tyre ishin për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare dhe konkretisht pjesëmarrja e parë është ajo e FA në operacionin e NATO-s, i quajtur Fokops, ku ne do të marrim pjesë me një anije ushatrake të tipit Clasity Liria dhe 21 persona nga forca detare.

Misioni i dytë është në Sinia të Egjiptit, bëhet fjalë për tre oficerë të policisë ushtarake që bëhen pjesë e këtij misioni. Sot Shqipëria është aktive në 7 misione ndërkombëtare kryesisht në NATO, BE. Duam të përfitojmë nga Aleanca më e fuqishme. Nuk duam të jemi vetëm përfitues por edhe kontribues”, tha Peleshi.

Ndër të tjera, Peleshi deklaroi se janë miratuar gjithashtu dy projektvendime për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore. 

“Dy projektvendimet e tjera janë menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore, strategjia kombëtare.

Kemi hartuar hartën, kemi evidentuar 6 risqe, që janë tërmetet, përmbytjet, pandemitë. Kemi miratuar strategjinë se si do të administrohen këto strategji”, u shpreh Peleshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga