
Një koncesion 128 milionë euro dhënë për 30 vite për t’i investuar në ngritjen e një inceneratori në Tiranë, janë kthyer në një koncension korruptiv.
Inceneratori për të cilin u dhanë miliona euro nuk është ndërtuar sot e kësaj dite.
Koncensioni është tashmë në duart e prokurorëve të posaçëm antikorrupsion, por ende nuk ka rezultate të mirëfillta për Tiranën.

Dy administratorët e kompanisë së Tiranës, njëri prej tyre pronar, janë vënë nën akuza, por për inceneratorin e Fierit, për të cilin tashmë janë mbyllur hetimet.
Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, janë të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal.
Kujtojmë se Giuseppe Ciaffaglione, shtetas italian, është pronar përfitues për 30% të pronësisë pasi zotëron "GeoGenix" (mëma e "Integrated Energy BV SPV") për 30% të pronësisë.

Sipas SPAK, të pandehurit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, të cilët në cilësinë e administratorit të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, ku edhe i pandehuri Alqi Bllako ka pasur rolin e tij në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar shtetasin Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për këtë shtetas, ndërkohë që rezulton e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga i pandehuri Alqi Bllako.

Të tjerë në kërkim, por jo për inceneratorin e Tiranës, por për të Elbasanit dhe Fierit janë edhe Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të cilët sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal si dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim.
CNA.al ka publikuar më herët një dosje të plotë investigative në lidhje me koncesionin e inceneratorëve, duke treguar se si ajo që pretendohej për Tiranën, se koncesioni i është dhënë një kompanie holandeze, dalin të njëjtët persona, të cilët “fshihen” pas një rrjeti kompanish në Holandë, të cilat kanë të njëjtën adresë.
Bëhet fjalë për një rrjet kompanish përfaqësuese që drejtojnë dhe firmosin në bashkëpunim me "Integrated Energy B.V." që më pas u bë "Geogenix B.V".

Sot, kur inceneratori i Tiranës është në duar të SPAK-ut, po risjellim dokumentin që tregon se kompanitë që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, kanë transferuar para në llogari bankare në Zvicër.
Sipas dokumentit me 28 janar të vitit 2019, është firmosur një dokument, një deklaratë noteriale e firmosur nga dy drejtorët e kompanisë, një shtetas gjerman, Marc Richard Lappat si dhe shtetasi italian Giuseppe Ciaffaglione, ku kompania "Integrated Energy B.V.", pra kompani e inceneratorit të Tiranës, autorizon hapjen e llogarive bankare dhe transferime parash në Zvicër.

Dhe autorizimi është bërë nga një prej bashkëpunëtorëve të Klodian Zotos dhe bashkëjetuesit të Stela Gugalles.

Në dokumentin e siguruar nga CNA.al thuhet se autorizohet “për të hapur një llogari bankare me BANCA ARNER S.A, me vendndodhje në Piazza Manzoni 8, 8900, Lugano, Zvicër në emër të kompanisë. Dhe t'i japë një prokurë z. Mirel Mërtiri për të hapur dhe mbajtur llogarinë në bankën e sipërpërmendur sipas kushteve të përcaktuara në prokurën në fjalë.”

SPAK është përballë provave edhe për inceneratorin e Tiranës që sot nuk ekziston./CNA.al
Greek Foreign Minister Nikos Dendias has landed in Tir...
The Minister of Foreign Affairs, Olta Xhaçka, held a m...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur ...
Historian Naim Flamuri has spoken about the origin of ...
Në ditët e sotme shpesh hasemi me përdorimin e gjuhës ...
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare në orën 15.00. Në ...
In a warm celebratory ceremony, "OUR TIME" in the wake of ...
Giuseppe Caffiaglione, për të cilin CNA.al ka denoncua...
Pas mbylljes së heimeve për inceneratorët e Fierit dhe...
Tomorrow, the Assembly will vote on the candidate for the ...
Tomorrow, the candidate for the member of the Constitu...
Një studim i sapopublikuar në Tiranë nga Programi i Zhvill...
For lawyer Spartak Ngjela "2023 will be the year of SP...
During today's day, the General Director of the Turkish Po...
Propozimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike pë...
Autoritetet italiane kanë goditur një bandë të trafikut të...
Trafik i rënduar raportohet të jetë regjistruar mbrëmj...
Punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vijojnë...
In the presence of the Prime Minister Edi Rama, the Minist...
Journalist Klodian Tomorri has stated that payments fo...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Oil prices fell in early trading on Monday, falling furthe...
Although Albania does not have a developed industry on the...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...