web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The agreement for unmanned combat aircraft is signed/ Peleshi: Important for national security

2022-12-20 17:14:00, Aktualitet CNA

The agreement for unmanned combat aircraft is signed/ Peleshi: Important for

In the presence of the Prime Minister Edi Rama, the Minister of Defense, the representatives of the Turkish firm 'Bayraktar', the Ambassador of the Republic of Turkey, the agreement for the provision of unmanned combat aircraft with the well-known Turkish firm 'Bayraktar' was signed today in Tirana.

Defense Minister Niko Peleshi, during his speech, expressed gratitude for the help that the Turkish government has given in recent years in support of the Armed Forces.

“Jam i sigurt se shfrytëzimi i këtyre aseteve në vendin tonë do të rrisë cilësisht kapacitetet e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile në drejtim të kontrollit të territorit dhe për të parandaluar fenomenet e paligjshme. Kompletimi me këtë sistem ka rëndësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të Aleancës, si dhe për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, u shpreh ai.

Ministri Peleshi shpjegoi edhe objektivat që kërkohen të arrihen përmes shtimit të këtyre kapaciteteve.

“Krijimi i kapaciteteve kombëtare shumepërdorimëshe dhe modulare për zbulim, vëzhgim dhe rikonicion më të mirë, në mbështetje ajrore te operacioneve të FARSH dhe gjatë operacioneve të emergjencave civile dhe operacioneve në ndihmë të komunitetit do të jenë disa prej objektivave që do të arrihen me sigurimin e këtyre aseteve. Modernizimi i Forcave të Armatosura do të jetë në vëmendje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Gjatë viteve të fundit kemi bërë të mundur investime konkrete për trajtimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, si dhe në blerje të pajisjeve, aseteve të rendësishme në funksion të Forcave të Armatosura”, theksoi Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se, “kompletimi më këto sisteme ka rendësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të aleancës, si dhe vjen në respektim të detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”.

Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga