web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Menaxheri i varreve numëron “viktimat” e Lulit

2023-07-29 14:02:00, Aktualitet CNA

Menaxheri i varreve numëron “viktimat” e Lulit

Biznesmeni i varreve i cili kërkon Lulzim Basha të bëhet kryetar, Indrit Sefa ka numëruar “viktimat” e ish kryetarit të tij.

Me shifra imagjinare, pasi pjesëmarrja ka qenë e dobët dhe qendrat e votimit bosh në të gjithë vendin, Indrit Sefa thotë se deri në orën 11:30 kanë votuar 7251 anëtarë.

Këto ëndrra me sy hapur, Sefa ka kërkuar t’ia shesë opinionit publik, i cili duket qartazi që me kohë i ka bërë dalje Lulzim Bashës dhe mercenarëve të tij, që nuk po reshtin së bëri thirrje për të votuar, por asnjë nuk po i dëgjon dhe nuk po i merr parasysh.

Indrit Sefa, i cili njihet si sekretar i çështjeve ligjore në PD-në e vulës, është biznesmen që ofron shërbime funerale dhe mirëmban varrezat publike e private.

Ortaku i kompanisë “Sefa Service” që operon për shërbime funerale është fans i zjarrtë i Lulzim Bashës.

Gjithashtu Sefa njihet si njeriu që ka kandiduar në Lushnjë dhe ka humbur turpshëm dhe që tani Luli Basha ia ka dorëzuar vulën e partisë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga