web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Media britanike “Rest Less”: Shqipëria një nga vendet më të larmishme që duhet vizituar!

2024-10-07 08:06:00, Aktualitet CNA

Media britanike “Rest Less”: Shqipëria një nga vendet

Shqipëria rekomandohet si një vend i larmishëm për tu vizituar nga turistët, kështu shkruan artikull i botuar në të përditshmen britanike “Restless”.

Në artikullin e botuar nga Selene Nelson, Shqipëria cilësohet si një vend jashtëzakonisht i larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.

“Restless” e ka renditur Shqiperinë mes 12 vendeve më të lira për t’u vizituar në Evropë.

Artikulli i plotë:

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit përgjatë shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet e ruajtura më së miri të Evropës.

Sot dyert e saj janë të hapura dhe shumë shpejt vendi do të mbipopullohet nga turistët dhe bukuritë e Shqipërisë do të bëhen më të njohura. Përpara se Shqipëria të preket nga turmat masive, zbuloni këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.

Vija bregdetare gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare me ujëra në ngjyrë blu të thellë dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.

Akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi janë mjaft të lira.

Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete kala, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

Nëse jeni një adhurues i historisë, aventurave apo i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një vend i shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga qytetet më të përballueshme në Evropë.

Për t’ju frymëzuar, ne ju rekomandojmë 12 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:

1. Shqipëria

2. Rumania

3. Republika Çeke

4. Mali i Zi

5. Hungaria

6. Portugalia

7. Polonia

8. Sllovakia

9. Bosnjë-Hercegovinë

10. Slloveni

11. Estonia

12. Bullgaria/CNA





Lajmet e fundit nga