Judges' meeting/ Sadushi: Instead of protecting the independence of the judiciary, its authority has been attacked
The judges of the Republic of Albania held an urgent meeti...

The Deputy President of the Administrative Court of Appeal, Ardian Dvorani, delivered his speech at the meeting of judges of the Republic of Albania.
Dvorani said that this is the moment to demand immediate measures to guarantee security in judicial activity.
Further, Dvorani said that judges are facing attacks and labeling that are completely primitive in relation to the constitutional standards of a state governed by the rule of law.
Dvorani stated that the opinion that judges are not responsible for the problems and conflicts that occur in the country, but on the contrary, provide solutions to them, must be strengthened.
Dvorani has requested the provision of necessary human resources in the courts.
Full speech
I believe this is a special day for many reasons. We have all gathered together to share our thoughts and concerns about the current situation, the solutions we think are necessary, clearly addressing our responsibilities and the responsibilities of other bodies, thinking about and identifying our mechanisms to monitor and contribute on behalf of judges in addressing challenges and problems. I also think that this should not be our only meeting at such a level.
It seems that in these days, after the murder in the exercise of duty, in the courtroom and in the announcement of the decision on behalf of the Republic of the honored judge, at the same time such a social and positive good man, the unforgettable Astrit Kalaja, all attention is being addressed to the missing measures and those that must be guaranteed to ensure the life, health and normal and undisturbed exercise of the duty of judges, prosecutors and why not lawyers, other justice employees and the participation of the public who is a party or follows the court sessions, inside and outside the court buildings.
It is certainly time to stop it with force and demand immediate measures and then long-term and sustainable measures to guarantee security in judicial activity.
These days, in conversations among colleagues, we have recalled that we did not have such events even in 1997, in a period when the state in all its links was shaken to its foundations, not to say that it had fallen, and when the language of weapons not only threatened our lives and health, but also challenged people in facing the other needs and troubles of our daily lives.
I would like to point out that we currently live in a completely different Albania. However, it cannot be said that the political, social and economic conflicts are less challenging and less acute than those of two decades ago.
Ndryshe nga shumë vite më parë, drejtësia në këto kohë po godet, heton dhe gjykon me shumë më tepër vendosmëri dhe vijueshmëri shkeljet e ligjit nga institucione dhe nga funksionarë në nivelet më të larta politike dhe institucionale. Gjithashtu, me nivelet më të larta të krimit të organizuar.
Nga ana tjetër, përpara gjykatave dhe institucioneve të drejtësisë po trajtohen dhe vendosen çështje që kanë të bëjnë me interesa gjithnjë e më të ndjeshme dhe të larta ekonomike, e jo vetëm.
Këto zhvillime natyrshëm që shoqërohen me një interesim, investim dhe kundërveprim shumëformësh, të pa ndeshur më parë, të politikanëve të caktuar, të segmenteve të caktuara të politikës, të botës ekonomike dhe botës së krimit, të cilët investohen për të përdorur çdo mjet, e siç po ndodh gjithnjë e më shpesh, edhe me segmente të caktuara të mediave, me synimin për të shantazhuar, kërcënuar, si edhe për të denigruar gjyqtarët e jo vetëm ata, në dinjitetin e tyre personal e profesional, pa kursyer as rrethin e tyre familjar.
Sigurisht, kjo po ndodh me synimin e qartë që jo vetëm ti pengojnë dhe mënjanojnë magjistratët nga përmbushja e misionit të tyre për të dhënë drejtësi, që në fakt përkthehet në materializimin e nevojës së shtetit dhe të shoqërisë sonë që t’i sfidosh dhe t’i përballësh me ligjin të gjithë këto segmente të pushtetshme politikisht, ekonomikisht dhe mediatikisht, pikërisht në pandëshkueshmërinë dhe paprekshmërinë e tyre, në sigurinë dhe rehatinë e tyre lidhur me standardet dhe privilegjet ekonomike e jo vetëm, e që do të duhet ti vërtetojnë para ligjit dhe drejtësisë se si ia kanë krijuar vetes dhe atyre që mbajnë rrotull vetes.Për të gjitha këto arsye, si rezultat e veprimit të këtyre faktorëve dhe të shfrytëzimit prej tyre të burimeve të pakufishme që zotërojnë, përfshirë edhe mundësive e hapësirave që ofron teknologjia e sotme në media dhe faqet sociale, po përjetojmë sulme dhe etiketime tërësisht primitive dhe të papranueshme në raport me parimet dhe standardet Kushtetuese të një shteti të së drejtës dhe me regjim demokratik, e që vijnë ndesh në mënyrë flagrante edhe me standardet, praktikat e mira e normale të lirisë së shprehjes dhe mendimit, si edhe të etikës së komunikimit në një vend normal demokratik. Kjo sjellje dhe veprim, herë i qëllimshëm dhe herë i pamatur dhe i papërgjegjshëm, vërehet veçanërisht nga një pjese të atyre të cilëve u është besuar nga populli ushtrimi i pushtetit dhe nga një pjese prej atyre të cilëve u është besuar kamera dhe mikrofoni i masmediave.
E gjithë kjo veprimtari intensive dhe që zgjat prej vitesh, herë nëpër kulisa dhe herë në mënyrë të hapur, me natyrë dhe synime alarmante shantazhuese, denigruese, madje edhe tallëse ndaj magjistratëve, gjyqtarëve, pushtetit gjyqësor dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, ka synuar dhe synon jo vetëm goditjen pa asnjë ndjeshmëri njerëzore e skrupull të secilit gjyqtar e magjistrat të angazhuar në çështje të caktuara që bien ndesh me interesat konkrete të tyre, por njëkohësisht përbën edhe një objektiv tjetër të qëndrueshëm.
Së pari, objektivin për krijimin dhe forcimin e një opinioni se nuk janë ata përgjegjës për problemet dhe konfliktet me të cilat përballen njerëzit në këtë vend, por është sistemi i drejtësisë, janë gjykata e gjyqtarët përgjegjës e shkaktarë të vetëm të tyre. Madje ata vetë jo vetëm nuk janë përgjegjës, por janë shpëtimtarët e vetëm dhe duhet që të gjithë të lutemi e ti kemi përherë mbi krye që të na ndërtojnë e garantojnë jetën dhe fatin tonë si qytetarë të këtij vendi.
Së dyti, është një angazhim i tyre që synon (1) relativizimin e misionit kushtetues dhe uljen e autoritetit të pushtetit gjyqësor, (2) synon goditjen e çdo përpjekjeje dhe angazhimi që gjykatat të bëjnë drejtësi duke funksionuar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, (3) synon dhënien e mesazheve të shpeshta e të zhurmshme, adresuar gjithë opinionit publik dhe kujtdo tjetër të interesuar a të përfshirë, se janë pikërisht këto segmente të caktuara të politikës, e jo vetëm të politikës, që kanë fjalën, të parit dhe të fundit, për çdo çështje, interes dhe për zgjidhjen e konflikteve, (4) se janë pikërisht ata që kanë në dorë edhe fatin e gjyqtarëve, magjistratëve dhe profesionistëve të tjerë të drejtësisë, se janë pikërisht ata që në fakt japin dhe mëshirojnë drejtësinë për këdo që ka një kërkesë, nevojë, hall dhe përballje me ligjin.
Sigurisht, kërcënimet dhe sulmet në çdo formë, madje edhe ato që rrezikojnë shëndetin dhe mund të marrin jetën e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe njerëzve të drejtësisë mund të vijnë edhe nga njerëz problematikë në jetë, personalitet apo gjendje mendore. Ngjarje të tilla, edhe pse rrallë, mund të ndodhin, sikurse në fakt edhe kanë ndodhur kudo, edhe në botën demokratike. Gjithsesi nevojitet reflektim i thellë për të identifikuar dhe trajtuar edhe shkaqet përkatëse dhe për masat që duhet të merren për parandalimin e tyre.
Por, ajo që është më shqetësuese është se, në rastin më të mirë, shpalosja në veprimtari publike, politike dhe në masmedia e qëndrimeve dhe opinioneve jo profesionale, shpesh të pamatura, aspak racionale dhe etike, për gjyqtarët, gjykatat dhe sistemin e drejtësisë, shfaqja e opinioneve me përmbajtje dhe mesazhe që relativizojnë veprimin dhe forcën e ligjit dhe të institucioneve, përfshirë ato të drejtësisë, si edhe në rastet e tjera, etiketimet dhe sulmet e qëllimshme e të paskrupullta për të deligjitimuar gjyqtarët konkretë e në tërësi autoritetin e drejtësisë, sjellin si pasojë dëmtimin e paqes sociale dhe të përpjekjeve për uljen e konfliktualitetit në shoqëri.
Në mënyrë të qëllimshme ose jo, sjellin edhe keqorientimin dhe uljen e besimit të publikut e të njerëzve që kanë probleme me ligjin apo çështje të tyre personale që duhet t’i zgjidhin në gjykata me anë të ligjit, duke i dhënë të kuptojnë se mund ti zgjidhin ato në rrugë të tjera, madje me vetëgjyqësi. E sigurisht, për këtë gjendje, njerëz të caktuar që binden dhe orientohen se nuk mund të presin më drejtësi dhe zgjidhje nëpërmjet ligjit, e drejtojnë gishtin, agresionin fizik dhe moral, e pse jo edhe armën, tek gjyqtarët. Ata këto mjete mund të kenë apo aq kuptojnë se mund të kenë në dispozicion, kur shohin se të pushtetshmit në politikë e jo vetëm, gishtin dhe “armët” e tyre politike, të fjalës dhe mediatike, ia kanë drejtuar në mënyrë të qëllimshme gjyqtarëve, ndërkohë që janë ata vetë shkaku kryesor i problemeve, halleve dhe konflikteve me të cilat njerëzit përballen.
Pikërisht, për sa parashtrova më sipër mendoj dhe besoj se së pari duhet ti bëjmë thirrje për reflektim atyre që në mënyrë të paqëllimtë janë kontribuues në këtë gjendje.
Po kështu, së dyti, të gjejmë mjetet dhe mënyrat për ti shpjeguar dhe për t’i sensibilizuar të gjitha faktorët shoqërorë e jo vetëm, në mënyrë të qëndrueshme dhe rast pas rasti, për qëllimet dhe dëmin e sipërshpjeguar që kanë sjellë dhe po sjellin ato faktorë të tjerë, që në mënyrë të qëllimshme, veprojnë për të deniguar gjyqtarët dhe autoritetin e gjykatave.
Së treti, mjete dhe mënyra duhet të gjenden dhe zbatohen për ti shpjeguar opinionit publik sfidat, pamundësitë dhe pengesat objektive me të cilat përballet sistemi gjyqësor dhe i drejtësisë. Pse jo, të pranohet dhe t’i shpjegohet opinionit publik, kur është rasti e kohë pas kohe, edhe se cilat janë përgjegjësitë dhe mangësitë në veprimtarinë e gjykatave apo në shqyrtimin e çështjeve të veçanta.
Në vijim vlerësoj të ndalem shumë shkurt në disa problematika të tjera, të cilat janë të lidhura dhe impaktojnë reciprokisht trajtimin e tyre, për të cilat diskutuan dhe do të diskutojnë edhe kolegë të tjerë.
Një çështje madhore, për të cilën duhet të kemi qëndrim dhe të kërkojmë zgjidhje afatshkurtra dhe deri në ato afatgjata, janë vlerësimet e gabuara apo veprimi i ngadaltë apo i munguar nga institucionet përgjegjëse, nga KLGJ dhe deri tek ekzekutivi e Kuvendi, për ti siguruar gjykatave burimet njerëzore të nevojshme për ushtrimin normal të veprimtarisë gjyqësore. Gjykatave, veçanërisht atyre më të mëdha dhe që mbajnë pjesën më të rëndësishme të ngarkesës së punës, u mungon edhe numri i gjyqtarëve të miratuar në organikë. Pa diskutuar këtu për vlerësimin që duhet të bëhet se sa duhet të jetë numri i gjyqtarëve në Shqipëri në një vizion afatgjatë dhe kjo jo vetëm në kuadër të rishikimit periodik të hartës gjyqësore.
Në ligjin tonë për organizimin e pushtetit gjyqësor kemi të parashikuar edhe një funksion që pak sisteme gjyqësore e kanë në dispozicion. Janë ndihmësit ligjorë, të parashikuar në numër të përgjithshëm të njëjtë me atë të gjyqtarëve. Ata, nëse përzgjidhen si duhet dhe janë të përgatitur mund të ndihmojnë gjyqtarin që të përmirësojë ndjeshëm performacën e tij. Por, ndonëse po kalojnë 8 vite, Shkolla e Magjistraturës arrin të formojë çdo vit një numër shumë të vogël kandidatësh. Ndërkohë, nisma jonë ligjvënëse për ta dyfishuar numrin e përgjithshëm të tyre dhe për t’i përzgjedhur vetë gjykatat dhe jo Shkolla, me konkurs, kritere të posaçme dhe trajtim financiar më të mirë, duket se po has diskutime në Kuvend dhe me ekspertizën e huaj. Nga ana tjetër edhe stimuli për ti bërë ndihmësit ligjorë gjyqtarë pas një periudhe kohore nuk mendoj se është racionale sepse nevoja për magjistratë nga Shkolla gradualisht po kthehet në normalitet. Nëse do të konvertonim pas një kohe ndihmësit në magjistratë, atëherë Shkolla nuk do të kishte më nevojë për kandidatë magjistratë duke u konvertuar në Shkollë ndihmesash dhe nëpunësish gjyqësorë, duke e cenuar kështu vetë misionin dhe detyrën thelbësore kushtetuese të saj, të prodhojë magjistratë. Në këto kushte, nëse nisma ligjvënëse nuk pranohet, një zgjidhje është të kërkojmë mbështetje buxhetore, për ta zbatuar që vitin e ardhshëm, duke e shtrirë gradualisht në të gjitha gjykatat, pra një nismë që për një periudhë disa vjeçare, të rekrutojmë me kontrata me afat juristë, duke aplikuar të njëjtën skemë të zbatuar suksesshëm për disa vite në Gjykatën e Lartë dhe për rreth 6 muaj në dy gjykatat e apelit, nëpërmjet projektit të NUNCP-ave, të mbështetur dhe financuar nga qeveria e SHBA.Një tjetër çështje madhore ku po ndalem shkurtimisht është infrastruktura e munguar në pjesën dërmuese të gjykatave. Kemi mangësi thelbësore për funksionimin normal të gjykatave, në salla gjykimi, ambiente pune për gjyqtarët, sekretaritë dhe administratën gjyqësore. Në jo pak gjykata nuk kanë ambiente pune normale as për gjysmën e gjyqtarëve në organikë. Edhe harta e re gjyqësore nuk gjeti mbështetje me masa dhe investime afatmesme dhe afatgjata në infrastrukturë. Pa diskutuar fare se nuk ka ende një vizion dhe prognozë të studiuar e miratuar, nga KLGJ dhe KLP, se sa duhet të jetë numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, si edhe i burimeve njerëzore në gjykata në 20 vitet e ardhshme. Këto parashikime, duke konsideruar edhe faktorin ndihmës të zhvillimeve teknologjike, janë të domosdoshme për të realizuar në planin afatgjatë, por që duhet të fillojnë menjëherë përgatitjet, investimet në ndërtimin e gjykatave dhe prokurorive të reja në Tiranë dhe rrethet e tjera gjyqësore. Gjykatat dhe prokuroritë mendoj se nuk duhet të vendosen në godina multifunksionale, qoftë edhe të reja. Nuk mjafton koha për të shpjeguar përse. Zgjidhja më e mirë do të ishte që, p.sh., për Tiranën, të gjendej një terren i mjaftueshëm ku të ndërtohej një kompleks i mirëfilltë dhe modern drejtësie për gjykatat e shkallës së parë dhe të apeleve, të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ, ku të përfshiheshin dhe prokuroritë përkatëse.
Ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kërkojmë masa dhe investime për të përqafuar më mirë dhe më shpejt zhvillimet dinamike e të pandalshme teknologjike, përfshirë inteligjencën artificiale, në veprimtarinë gjyqësore. Përveçse duhen dixhitalizuar të gjitha dosjet gjyqësore ekzistuese fizike, ka ardhur momenti të bëhet një vlerësim teknik i teknologjisë që kemi në dispozicion dhe çfarë mund ti përmirësohet shpejt, në mënyrë që të ndërmerret nisma ligjvënëse dhe të fillojnë të zbatohen sa më parë procedurat dhe veprimet për dixhitalizimin e plotë të të gjithë procesit gjyqësor në Shqipëri.
Të gjitha këto masa në burime njerëzore, infrastrukturë dhe teknologji, do ta bënin dhënien e drejtësisë më të shpejtë dhe të besueshme në të ardhmen dhe aktualisht do të ndihmonin ndjeshëm në përballjen me sfidën e jashtëzakonshme të backlog-ut, numrin tejet të madh të çështjeve në pritje për gjykim prej shumë vitesh, gjendje për të cilat gjyqtarët nuk kanë ndonjë përgjegjësi thelbësore. Rritja e Backlog-ut duhet të ndalet. Ndërsa ulja e tij sa më e shpejtë do të ndihmojë që njerëzit të marrin vendime për çështjet e tyre në kohë të arsyeshme. Ne duhet të shpjegojmë se burim i rëndësishëm i uljes së besimit publik, i reagimeve të ashpra dhe acarimit të palëve ndaj gjykatave dhe gjyqtarëve, është edhe rëndimi i ndjeshëm i ngarkesës së tyre psikologjike nga pritja e tejzgjatur për të zgjidhur çështjen në gjykata.Për sa i përket sigurisë në gjykata. Është e tepërt në këto momente të trajtojmë pse është i domosdoshëm dhe pse ka mangësi thelbësore thuajse në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Nuk jam në gjendje të them se cila do të ishte zgjidhja më e mirë afatshkurtër dhe afatgjatë në mjete, burime njerëzore dhe institucione që duhet të përgjigjen për këtë qëllim. Nuk jam ekspert i fushës përkatëse. Por, bazuar në atë që njoh nga sisteme të tjera në perëndim, ajo që mendoj për momentin është se duhet të kemi një sistem sigurie të bazuar në rregulla dhe protokolle standarde të miratuara si në çdo vend perëndimor për gjykatat. Mbi bazën e tyre të merren masat e menjëhershme për zbatimin e tyre në ambientet që kemi aktualisht dhe më pas të materializohen në gjykatat dhe prokuroritë që do të ndërtohen në të ardhmen.
Së fundi, pak fjalë edhe për disa faktorë që përbëjnë burim për parandalimin, krijimin apo uljen e konflikteve që i parashtrohen për zgjidhje gjykatave. Është e vërtetë dhe e shkruar në Kushtetutë se për mosmarrëveshjet që lindin dhe nuk gjejnë zgjidhje mes vetë individëve ose nga institucionet, cilido i drejtohet gjykatave, të cilat kanë fjalën e fundit dhe e zgjidhin atë, duke dhënë drejtësi. Por, mendoj se gjykatat nuk janë hallka e pushtetit tek e cila hallkat e pushteteve të tjera gjejnë mjetin dhe mënyrën që ti shmangen përgjegjësive dhe detyrimeve të tyre për ti shërbyer publikut, përfshirë edhe përgjegjësitë për të ndrequr vetë gabimet e tyre, duke parandaluar apo ndërprerë edhe një numër të rëndësishëm të konflikteve që lindin, zhvillohen e zgjasin, duke vijuar edhe në dyert e gjykatave.
Shkurtimisht, së pari, kemi konflikte gjyqësore dhe probleme me zgjidhjen e tyre për shkak të cilësisë së legjislacionit, por edhe shpeshtësisë në ndryshimet e tij.
Së dyti, kemi konflikte gjyqësore dhe probleme me zgjidhjen e tyre për shkak të shkeljeve të ligjit dhe gabimeve të administratës publike, në kushtet e mangësive profesionale dhe paqëndrueshmërisë së përbërjes së administratës publike, si edhe për shkak të mungesës së përgjegjësisë dhe llogaridhënies konkrete, deri në mosreflektimin e pakuptimtë apo të papërgjegjshëm për tipologji të caktuara gabimesh dhe shkeljesh të përsëritura e permanente të ligjit, përkundrejt zgjidhjes së qëndrueshme të çështjeve nga gjykatat. Sipas ndarjes së pushteteve fjalën e fundit për mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të ligjit e kanë gjykatat. Nuk bën sens logjik dhe institucional që administrata publike të vijojë trajtimin e çështjeve dhe zbatimin e ligjit ndryshe nga praktika e konsoliduar e gjykatave. Në këtë aspekt edhe KLSH dhe auditet ligjore duhet të sjellin si gjetje dhe dëm, jo mosankimin, de facto formal, ndaj vendimeve të gjykatave, por veprimet dhe vendimet e administratës që vijnë në kundërshtim me praktikën gjyqësore.
Finally, I think that there is a lack of action and responsibility to address the problems, often acute social and economic, with concrete solutions and legal and institutional paths, as provided for by the substantive and procedural law. Public institutions and their responsibilities are characterized by continuity, without being linked to the fact of who has exercised the duty in a certain period. Therefore, without leaving the weight only to the courts and judges, beyond the principle of non-interference of the public administration when the case is examined by the court, when appropriate, public bodies can and should reflect, be proactive and offer conciliatory solutions, also repairing the mistakes that the public administration itself finds to have been committed in the past and that last for years as conflicts in the courts.
I have a proposal for this meeting. We are an interest group. So for the future, I suggest that we approve and reflect in the declaration the creation of two permanent working groups, which, among other things, will represent us whenever and wherever necessary. One working group on issues of the status of judges. The other group on issues of the organization and functioning of the judicial power. Their composition should be determined by a forthcoming meeting of court directors, where concrete proposals from the meetings of judges of each court should be brought.
The judges of the Republic of Albania held an urgent meeti...
The Special Prosecution Office against Corruption and Orga...
The Head of the Special Prosecution Office, Altin Dumani, ...
The court hearing in the case of Elvis Shkambi, who shot a...
The position of Chief Executive Officer of the Financial S...
Today, security measures will be issued at the Tirana Cour...
Today, at 9:00, a preliminary hearing will be held at the ...
Tirana Police has announced security measures in the capit...
This Thursday we are introducing you to some of the main h...
Journalist Glidona Daci spoke this evening about the attac...
Academic Artan Fuga commented on the murder of judge Astri...
Lawyer Ylli Manjani spoke this evening about the murder of...
Analyst Lutfi Dervishi commented today on the situation of...
Today, at the meeting of the Council of Ministers, the dec...
A road accident occurred this evening near the Memoria...
Minister of State for Local Government, Ervin Demo, ha...
This Wednesday brought changes to the leadership of the Tr...
The Council of Ministers approved at today's meeting the d...
Arben Çuko has been relieved of his duties as prefect ...
Journalist Mentor Kikia spoke today about the candidates O...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...