web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi 1.9 milion euro fizibiliteti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë

2022-07-21 14:08:00, Aktualitet CNA
Mbi 1.9 milion euro fizibiliteti i linjës hekurudhore
Foto ilustruese

Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë seancës së 21 korrikut bëri të ditur se kostoja totale për realizmin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashihet të jetë mbi 1.9 milionë euro.

Për këtë projekt, ministri Aliu tha se nga buxheti i Kosovës do të ndahen 980 mijë euro, ndërkaq nga buxheti i Shqipërisë do të ndahen 1 milion euro.

“Aktualisht jemi në një fazë që mund të realizojmë projektin dhe të hapim mundësinë e krijimit të kësaj linje, e cila pastaj mund të shoqërohet me shumë projekte tjera që do të mundësonin qarkullimin e mallrave nga Porti i Durrësit në gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor, e që Prishtina do të ishte qendër e kryesore e shpërndarjes së këtyre mallrave”, tha Aliu.

Realizmi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë do të mundësonte nisjen e projektit tjetër që është ndërtimi i dy porteve të reja tregtare: Porto Romano në Durrës dhe Porti i Thatë në Prishtinë.

Ky projekt ishte prezantuar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila është mbajtur më 20 qershor në Prishtinë.

According to the presentation made by Eric Smit, director of the Dutch company "Royal Haskoning", which made the project, the Dry Port in Pristina would be used for customs clearance of goods, which would then ease the load at the seaport of Durrës.

The investment project in Porto Romano is calculated to have a positive impact on Albania's gross domestic product, from 3 percent to 6 percent, while for Kosovo there is still no exact calculation./Rel





Lajmet e fundit nga