web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është shefi i komisariatit që ra në “rrjetën” e policisë/ Të dhënat dolën nga aplikacioni “Sky ECC”

2023-11-20 21:29:00, Aktualitet CNA
Kush është shefi i komisariatit që ra në
Dedan Gjoni

Policia me urdhër të SPAK ka kryer një operacion nga ku janë arrestuar 11 persona mes tyre ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani si dhe djali i tij.

Mësohet se mes të arrestuarëve është edhe shefi i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Dedan Gjoni.

Sipas asaj që raportohet arrestimet janë bërë pas çkodimit të aplikacionit Sky ECC.

Gjoni është arrestuar në hyrje të stadiumit Air Albania pasi kishte shkuar për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Gjithashtu urdhër arrest është lëshuar edhe Ervin Matën, biznesmenin dhe ish partnerin e këngëtares Elvana Gjata i cili u përfshi në përplasjen me armë në zonën e ish Bllokut në vitin 2018 ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinajt.

Urdhër arrestet janë kërkuar nga prokurori Vladimir Mara./ CNA

 





Lajmet e fundit nga