web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolli i përbashkët kufirit me RMV/ Rama: Ka pengesa që vijnë nga inercia e të shkuarës

2023-07-31 12:43:00, Aktualitet CNA

Kontrolli i përbashkët kufirit me RMV/ Rama: Ka pengesa që

Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut,Dimitar Kovaçesvki ndodhen në Qafë Thanë pasi nga sot dy vendet nisin kontrollin e përbashkët të pikës kufitare.

Rama e quajti një moment të rëndësishëm pasi më në fund do të lehtësojën kalimin në kufi por jo vetëm kaq.

Sipas numrit një të qeverisë do t’i jepet shtysë shkëmbimev tregtare por edhe zhvillimit të marrëdhënieve në tërësi, në veçanti turizmit.

Synimi, thekson Rama është zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e industrisë së turizmit dhe sketrorëve të tjera të prodhimit që kërkojnë një qasje komplekse.

Kryeministri tha se për këtë do të flitet në vijimshmëri pasi ka pengesa që vijnë nga inercia e të shkuarës dhe nga paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes.





Lajmet e fundit nga