web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interview/ John Bolton: Ambassadors should not take sides except for one political spectrum to the detriment of others

2022-10-11 13:28:00, Aktualitet CNA

Interview/ John Bolton: Ambassadors should not take sides except for one

Donald Trump's former National Security Advisor, Ambassador John Bolton, in an interview with journalist Robert Pope, has given strong messages about the behavior of American diplomats in foreign countries.

As for him, it is a mistake, it has been a mistake in the past, it remains a mistake for American ambassadors to get involved in local politics-

"I think it is harmful to the USA if its representatives are seen as politically active," said Bolton.

Among other things, Bolton has spoken about Iran's cyber attacks and the Open Balkans.

Intervista e plotë:

Interview/ John Bolton: Ambassadors should not take sides except for one

Robert Papa: Ambasador ju urojmë jetë të gjatë pas orvajtjes për t’ju vrarë. Qeveria e Iranit pagoi dikë ndaj jush. A ishte normale që pas kësaj vazhduan bisedimet me Iranin në Vienë?

Xhon Bolton:Qeveria e Iranit ka vijuar përpjekjet ndaj qytetarëve amerikanë për kohë të gjatë me mënyra të ndryshme,  por duke kërcënuar ende pas një vit e gjysmë, kur SHBA negocion të kthehet te marrëveshja bërthamore  2015,  për shumë arsye, nuk pase të bëjë këtë. Njëra nga arsyet që qeveria në Teheran përpiqet të vrasë amerikanë në tokn amerikane.

Robert Papa: A po e kthen situatën Ukraina?

Xhon Bolton:Ukraina kreu një fushatë të suksesshme disinformacioni, prej 4 javësh flisnin se po rifillonin sulmin jugor, në fakt përpjekjet reale te Ukrainës ishin në Veri. Kanë  me sukses ditët e fundit. Një tjetër tregues .  A është kjo një pikë kthese? Vështirë ta thuash por e vendos Rusinë në një pozitë shumë të vështirë, jo vetëm ushtarakisht por edhe politikisht. E vendos Putinin më vështirë se sa klur nisi lufta.

Ishte një dështim i intiligjencës. Në fillim të luftës, kongresi u informua rregullisht se Ukraina do bintë për punë javësh. Kievi do binte për disa ditë. Nuk ndodhi.  Gabuan, po ashtu si me largimin nga Afganistani. Duhet të jetë një shqetësim i madh si ishim kaq gabim me kundërzbulimin, dy herë  në dy situata  të rëndësishme strategjike. Por edhe Rusia vlerësoi keq aftësitë e saja ushtarake. Kjo na ngushëllon.

Ka pasur mbështetje të madhe nga Amerika. Kjo situatë e luftës e fut Putin në pozicion të vështirë. Aftësia e tij te thotë le të bëjmë paqe, është e reduktuar. Do fliste nga pozita dobësie tashmë dhe jo force.

Nuk do kishim pasur këtë luftë nëse gjermanët dhe francezët në prill të viti 20089 do pranonin Ukrianën të hynte në NATO, pas propozimit nga Bush.

-Robert Papa: Jane më shumë se 3000 iranianë në Shqipëri, MEK. C’do ndodhë me ata, pasi të firmoset marrëveshja mes SHBA dhe Iranit? A do kërcënohen?

-Xhon Bolton:Ata do kishin Konferencën e tyre vjetore jashtë Tiranës, por qeveria e Iranit kërcënoi me aktivitete terroriste sic bëri në rastin e Parisit dhe Konferenca u anulua prej kërcënimeve edhe ndaj sigurisë së qytetarëve shqiptarë. Një tjetër shembull se si sillet Irani karshi kombeve të qytetëruara. Kështu nuk habitem qe aktiviteti vazhdon se nuk marrin ndëshkim. Po vazhdojnë dhe pse  Shtëpia e Bardhë po iu lutet të kthehen te marrëveshja. Qeveria e Iranit mendon se nuk do ndëshkohet.

Robert Papa:Nëse Irani kërcënon ju dhe Pompeon, a mund të kërcënojë me jetë, Kryeministrin Rama, apo liderin e opozitës shqiptare Berisha?

Xhon Bolton:Cdokush në Perëndim është në rrezik. Kur mendon se tani edhe  OKB dhe Britania janë pjesë e  marrëveshjes bërthamore bashkë me Rusinë dhe Kinën. Në Europë duhet të pyesin veten se, cfarë përfitojmë nga kjo? Ne rrezikohemi në vendin tonë. Kemi zhvillime me Liz Truss kryeministre e Britanisë. Ajo nuk e mbështet marrëveshjen bërthamore..Mbështetësit e saj janë kundër marrveshjes.Kësisoj me  Britaninë jashtë BE, ata mund të marrin qëndrim tjetër.

Robert Papa: Faktorët në të rrezikshëm për  Ballkanin: Rusia, Kina apo mungesa e Demokracisë?

Xhon Bolton:Disinformacioni rus dhe çdo përpjekje të përcanin NATO-n, të dobësonin mbështetjen tonë për Ukrainën, është kërcënimi më i madh. Rusët përfitojnë prej qeverive të dobëta, ashtu si Kina mes rryshfeteve dhe mjeteve financiare të godasin legjitimitetin demokratik. Kina dhe Rusia  përpiqen  të përcajnë perëndimin me mekanizma të ndryshme. Kështu një nga pasojat e luftës në Ukrainë, është se Rusia dhe Kina janë bashkë, lidhjet  më të forta pas Luftës së II Botërore. Tash është Kina, partneri dominant.

Robert Papa: Xhajms Baker, e di që ka qenë mentori juaj, dërgoi një mesazh të mirë për 100 vjetorin e Lidhjeve diplomatike mes Shqiperisë dhe SHBA. A ua ka përmendur vizitën e tij historike me ftesën e Berishës, më 1991?

Xhon Bolton: E mbaj mend shumë mirë kur u kthye në Departamentin e Shtetit dhe foli për fjalën që dha para një mase shumë të madhe në Tiranë. Tha se fjala u prit shumë mirë dhe mbase duhet të kthehem në Shqipëri të garoj për president.

Robert Papa: Ambassador NATO po zgjerohet. E di se ju jeni që edhe Australia, Japonia apo Irlanda të bashkohen me NATO-n. A është koha për Kosovën, gjithashtu?

Xhon Bolton: Hapi i parë është të kemi një rezolutë për diferencat mes Serbisë dhe Kosovës. E di mirë për të kalurën historike dhe vështirësitë. Kur shërbeva në Shtëpinë e Bardhë, mendova se me ndihmën e Toni Bler ishin afër një rezolute. Duket se kjo  nuk po ndodh. Duhet të jetë objekt i cdo vendi të  përmbush standartet e NATO-s ne atë të rajon që t’i bashkohet NATO-s. Vendimi për Finlandën dhe Suedinë, pas 75 vitesh neutralitet u bashkuan, provon këtë. Nëse do e kishim pranuar Ukrianën në NATO, kur pat propozuar Bush më 2008, sot do ishim ndryshe.Mbase lufta nuk do kishte ndodhur. E vetmja siguri është të jesh anëtar i NATO-s që të mos lejojmë të na ndërhyjnë.

Robert Papa: Zoti Gorbchov ndërroi jetë. Nuk e di a e keni takuar. Perëndimi i ka shumë hua. Ai me Reganin ndërroi Boten, apo jo?

Xhon Bolton:Takimi me Bushin ne Helsinkit me 1991 për mua qe fillimi i fundit i Luftës së Ftohtë, sepse  BS dhe SHBA, dënuan  pushtimin e Sadam Huseinit ndaj Kuvajtit. Arritje e rëndësishme. Ne takuam z. Gorbacov dhe ishim optimistë për të ardhmen e Rusië dhe lidhjet e saj me perëndimin. Më vjen keq që gjërat nuk lëvizën në atë drejtim.Nuk mendoj që situata që jemi sot me Rusinë ishte e pamënjanushme.  Rusia doli nga një regjim autoritar, pati një cast kur qeveria prfaqësuese ishte e mundur por është kthyer në autokraci.

Robert Papa: Mbas fjalimit të Biden në Filadelfiai duket se Amerika është e ndarë. A është më e ndarë se dy vjet më parë?

 

Xhon Bolton: Eshtë po aq ndarë.Kohë partizane në SHBA. Eshtë gabim, nuk kontribon për të ulur gjakrat me atë fjaim që dha Biden. Trump  bëri shumë dëm ndaj vendit, shumë nga stili i tij politik ishtë shumë dëmtues, por fjala e presidentin Biden nuk i bëri gjërat më mirë. Kemi pasur kohë përcarjesh në historinë e Amerikës, disa më shumë se sa jane sot. Njerëzit duhet të qetësohen, të kthehejmë qytetarinë.

Kam qenë i shqetësuar se cfarë ndodhi gjatë trazicionit me pushtetin. Trump nuk kishte përvoje qeverisje. Gjatë vitit të parë, te Shtëpia e Bardhë kishte pak njerz me përvojë në qeverisje. Kishte mungesë disipline dhe strukture.

Robert Papa: A mendon se Trump do kandidojë përsëri, apo është vec një reklamim dhe do kemi dikë tjetër?

Xhon Bolton:Unë them se ai nuk do garojë më 2024. Mendoj se ai e di që humbi më 2020.Nuk e thotë, nuk e pranon publikisht, e di që humbi. Ka frikë të humbasë përsëri më 2024. Pasi te fitojë nominimin republikan mund të humbasë në zgjedhje. Ai e urren ta quajne humbës

Besoj se ai do flasë se do të garojhë por në fund nuk do të garojë. Do përpiqet të jete kingmaker te republikanët

Persa i përket  kandidatëve e tjere republikanë, kemi 15-16, të cilët po konsiderojnë të garojnë për nominimin.Kemi nje listë  shumë të mirë. Debati për cilësitë  dhe të mirën ndaj vendit, do ishte gjëja e duhur sot.

Robert Papa: A mundet të kemi akuza nga departamenti i Drejtësisë me atë që ndodhi në Mara Lago?

Xhon Bolton:Trump po mbrohet por duhet të sqarojë se si janë nxjerrë dokumentet nga Shtëpia e Bardhë. Dikush duhet ta mbajë mend. Këshilltari juridik, konsulli i Shtëpisë së Bardhë duhet ta mbajë mend. Deklasifikimi i dokumenteve nuk bëhet vec nga Trump. Mungesa e një inventari të dokumentuar për deklasifikimit tregon se sa të shqetësuar janë këshilltarët e tij. Në një administratë normale, presidenti shkruan kujtime dhe duhet të ketë akses te dokumentet e klasifikuara dhe të deklasifikuara, por nuk ka asnjë shpjegim si dhe pse  ka mbajtur ato dokumente sekrete në rezidencën e tij. Tami kemi një betejë ligjore dhe një politike. Departamenti po vijon betejën ligjore , por në betejën politike Trump i ka mundur. Departamenti i Drejtësisë po vijon një proces ligjor, por përballet me dike që as nuk don t’ia dijë për procesin normal.Departamenti ende nuk po shpjegon aq sa duhet pse duhej bërë bastisja.

Robert Papa: A do e ndalonte Trump luftën?

Xhon Bolton:Putin  po mendonte për nja mandat të dytë të Trumpit. Kishte parë cfarë kishte thënë Trump për NATO-n. Nese Trump do niste largimin e SHBA nga NATO, do e bënte më të lëhtë punën e Putinit. Eshte e lehtë të thuash se kjo nuk do ndodhte, unë do kisha bërë këtë apo atë, kur ke nje vit e gjysmë  jashtë Shtëpisë së Bardhë. Eshtë xhest retorik politik dhe jo serioz.

Ai nuk ndihet mirë më NATO. Mbaj mend  samitin më 2018 ku thuajse u tërhoq nga NATO. ishte e vështirë poliktikisht ta bënte

Robert Papa: Në 10 vitet e fundit ambasadorët amerikanë në Tiranë nuk po veprojnë më si diplomatë. Janë si shoumenë, dashurojnë  tuiterin.Kam shembullin e Grenell në Gjermani. C’po ngjet? Sidomos në Shqipëri nuk veprojnë si diplomatë dhe mbështesin shumë qeverinë atje.

Xhon Bolton: Funksionimi i diplomacisë ka ndryshuar me rritjen e komunikimit . Kur Amerika fitoi pavarësinë e saj, kur ambasadorët shkuan në Europë, duheshin muaj të komunikonin me qeverinë. Kjo nuk ngjet më. Ambasadorët duhet të përfshihen në diplomacinë publike, duke u përjekur të ndërtojnë cështjen amerikane për qytetarët sidomos në vendet demokratike, por mendoj se  është gabim, ka qenë gabim në të shkuarën, mbetet gabim me ambasadat amerikane që të ngatërrohen në politikat lokale. E di se thuajsë cdokush ngatërrohet me politikën amerikane, haptas fare.Nëse ne kemi dicka për të thënë për situatën në një vend, është një rrugë ta themi, por menddj duke pasur rrugë komunikimi te sa më shumë segmente më mirë. Duhet të jetë një rregull strikt, për asnjë aktivitet politik.

Robert Papa: Zakonisht ata mbështesin më shumë krahun majtë, liberalët e jo kosncervatorët dhe nacionalistët, vecanërisht në Ballkan.Nuk e di, a janë të frikësuar?

Xhon Bolton: Dëgjoj histori të ndryshme. NUk kam pasur shansin të vizitoj rajonin, aq so do doja. Shpresoj të jëm sëshpejti atje. Do isha para dia muajsh por iranianët, nuk menodnin ashtu. Por është e rëndoshëme që ambasadorët  të mos mbajnë anë vec te nje spektër politik në dëm të tjerëvë.Të mbajnë objektivitetin. Nëse marrin instruksione nga Uashingtoni është tjetër gjë, por nuk  kam parë të tilla instruksione dhe mendoj që është dëmtuese për SHBA nëse përfaqësuesoit e saj shikohen si aktive poltikisht.

Robert Papa: nuk e di a jeni familjarë me “open Balkans”. Duket se Departamenti i Shtetit po mbështet më shumë Serbine se sa Kosovën. A ka nisur kjo ide në adminstratën tuajm apo në atë të Bidenit.

Xhon Bolton:Sa i takon përplasjes mes Serbisë dhe Kosovës, SHBA ka një interes dhe objektiv që palët ta zgjidhin cdo gjë paqëisht. është në interesin amerikan që të vazjdojnë të zgjidhin konfliktet në Ballkan, duke kënaqur palët. Diçka që në mund të këmi ndikim. Do isha gati të ndihmoija nëse do ma kërkonin ta bëja. Disa nga marrëveshjet kanë rrënjë të hershme e të thella. Disa  jane  të vështira t’i kuptosh, Mendoj se ishte arritje  e  madhe  për qeverine Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të arrinin marrëvshje për emrin. Duket gjë e vogël, por unë ëkuptoj që nuk është e tillë. Ata bënë progres. Kjo fuqizon perëndimin gjithëisht. E bën më të vështirë për kundërshtarët e perëndimit që të na përcajnë. Mendoj së Amerika dëshiron të bëjë gjithcka që mundet t’i ndohmojë njereit që të marrin vendimet e tyre. Më përmende Xhim Bejkër. E takova kur ai dëshmoi para kongresit për përpjkjet e tij të kishin një zgjidhje në përplasjet e Izraelit me arabët. Ai dëshmoi në kongres që “ne SHBA nuk mund të fitojmë paqen më shume se sa palët e përfshira.Kur njerëzit janë gati, ne jemi gati të  ndihmojmë dhe ta mundësojmë, por përgjigjt e vërtëtë duhet të vijnë nga palët me mosmarrëveshje.

Robert Pope: Thank you, ambassador, if you decide to go to Albania, it would be my honor to accompany you.





Lajmet e fundit nga