web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parashikimi i motit me vajza provokuese/ Kuratorja e imazhit: Është skandal.

2022-10-11 09:26:00, Aktualitet CNA

Parashikimi i motit me vajza provokuese/ Kuratorja e imazhit: Është

Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi thotë se nuk është faji i moderatoreve, të cilat japin parashikimin e motit me veshje provokuese, por i televizioneve.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kalemi u shpreh se televizonet kanë një drejtues, të cilët sipas saj, duhet të respektojnë kodin e etikës në profesion.

“Nuk është faji i vajzës në fjalë. Nuk është një kulturë, nuk ka një edukim të kodit të etikës. Është skandal. Prandaj ndodhin këto, nuk janë profesionistët. Stilisti nuk mjafton për të rregulluar imazhin e dikujt, është vetëm për veshjen.

Në rastin konkret, zonja në profesion nuk ka asnjë faj, sepse televizioni ka një drejtues që duhet të resdpektojë kodin e etikës në profesion. Kodi i etikës është standard në të gjithë botën dhe janë disa kritere stadarde në çdo kulturë”, theksoi ajo.

Një status i avokates Dorina Prethi në rrjetet sociale, vinte theksin tek fakti që vajzat e zhveshura dhe provokuese që japin motin në shumë televizione shqiptare, nuk janë një shembull i irë për të miturit, madje as për familjarët.





Lajmet e fundit nga