web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lorenc Vangjeli zbulon dy deputetët më të

2022-10-10 19:04:00, Aktualitet CNA

Lorenc Vangjeli zbulon dy deputetët më të

Analisti Lorenc Vangjeli në një analizë të tij lidhur me aksionin opozitar, është shprehur se mënyra e vetme që ata të ringrihen dhe të kenë produkt, arrihet përmes harmonisë së palëve.

Ai gjithashtu krahasoi funksionimin e PD-së me makinën.

“Të kesh sukses në aksione opozitare, ngjan njëlloj si me funskionimin e makinës. Nëse makina ka katër goma, ku vetëm njëra është gomë biçiklete, ajo nuk funksionon.”

Sakaq përmes ironisë së tij, Vangjeli cilësoi si dy më të suksesshmit e opozitës, deputetin Gazmend Bardhi dhe deputeten Ina Zhupa, të cilët sipas tij kanë pasur “produkt” në aksionin e tyre.

“Ka diçka tjetër që bashkon aksionin opozitar, më tepër se kjo lojë dame. Të vetmit që kanë aksion opozitarë me product. Do të identifikoj dy personazhe në këtë çështje, të cilët kanë bërë aksione të vërteta rezultate. Zoti Bardhi ka ekzekutuar nja 4-5 kryetarë bashkie, disa deputetë kanë dorëzuar mendatin e tyre si deputetë, falë punës së tij. Ndërsa Ina Zhupa është inicioatore e një sërë aksionesh, jo të gjitha janë siç thotë zonja, por si tentativë përballë gurguylesë dhe hashures që duan të gatuajnë të gjithë, sërish këto janë akte konkrete.”/CNA.al





Lajmet e fundit nga