web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE/ Presidenti i KE: Procesi duhet përshpejtuar

2022-12-06 16:36:00, Aktualitet CNA

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE/ Presidenti i KE: Procesi duhet

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Miche, është shprehur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duhet përshpejtuar.

Në fjalën e tij pas përfundimit të samitit, ai u shpreh se në fakt rezultatet pozitive të procesit të integrimit, do mund të shihen edhe para integrimit europian.

Sipas tij janë disa çështje që duhet të zgjidhen, siç është emigracioni, apo çështjet energjitike, të cilat janë problematika konkrete dhe se punimi në këto drejtime do sjellë rezultate të prekshme për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. 

?Kam pasur rastin të vij në Tiranë, këtë dialog këto shkëmbime, të kutpuarit me Edi Ramën, na bën të kuptojmë ne në BE, na bën të kuptojmë se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit Perëndimor. Dhe ishte lufta e filluar nga Rusia që përforëcoi idenë se pas kësaj kishte një prapavijë gjeopolitike. Në Bruksel pati një frustrim reciprok, një ndjesi braktisje, gjithashtu pati një reagim falë mbledhjes së Brukselit, për të zhbllokuar atë që ishte bllokuar. Dhe kjo bëri të mundur që të lancohej ky process. Nuk duhet pritur vetëm fundi i integrimit, për të pasur një zhvillim nga qytetarët e vendeve tonë. Shpresoj që ky proces të jetë sa më i shoejtë, kjo do të thotë që të ketë punë, reforma. Të rinjtë shqiptarë që do jenë më shumë të pranishëm në universitete europiane, gjithashtu çështje që kanë të bëjnë me emigracionit janë çështje konkrete. Jemi të lumtur që jemi në Tiranë dhe do vimë shpesh në Tiranë dhe shpresojmë që edhe miku ynë Edi do vijë në Bruksel.? - u shpreh ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga