web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I preferuari i Yuri Kim, kreu i ri i SPAK/ Rama ‘pranon humbjen’: Urime Dumanit, presim rezultate

2022-12-16 17:22:00, Aktualitet CNA
I preferuari i Yuri Kim, kreu i ri i SPAK/ Rama ‘pranon humbjen’:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Altin Dumani, kandidati i përfolur si i preferuari i ambasadores amerikane, Yuri Kim, u zgjodh kryetari i ri i SPAK-ut.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama uron kreun e ri dhe deklaron se fjalët do t’ja lërë rezultateve konkrete.

Ai thekson se me zgjedhjen e Dumanit marrin fund thashethemet për kapjen e SPAK-ut.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!”, deklaron kreu i qeverisë./ B.A. – CNA.al





13:47 TODAY

Yes Yes! You too!

The days of 2022 are coming to an end, but not the surpris...

Lajmet e fundit nga