web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dumani në krye të SPAK/ Reagon ambasada e SHBA

2022-12-16 17:01:00, Aktualitet CNA
Dumani në krye të SPAK/ Reagon ambasada e SHBA
Altin Dumani

Ambasada e SHBA ka përgëzuar zgjedhjen e Altin Dumanit si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehte se të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili, janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre.

Më tej ambasada shkruan se ata i japin mbështetje të plotë Dumanit, por presin që të shohin rezultate sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar."- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Reagimi i plotë:

Ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK. Të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili – janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre. Presim me kënaqësi të punojmë ngushtë me të gjithë ata.
Për të çuar përpara Memorandumin e Presidentit Biden në Përcaktimin e Luftës kundër Korrupsionit si një Interes Thelbësor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (qershor 2021), ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi. Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar.
We thank the High Council of Prosecution for a selection process which aimed to ensure the integrity of the process. It is essential for justice institutions to act with integrity, without fear or favour.
We greatly appreciate Mr. Kraja for his leadership and dedication as the Chief Prosecutor of SPAK. He laid solid foundations upon which his successors can build ./CNA.al





13:47 TODAY

Yes Yes! You too!

The days of 2022 are coming to an end, but not the surpris...

Lajmet e fundit nga